E kryqëzuan për dështimet, Putin e emëron shef të shtabit të forcave tokësore

10 Janar 2023 | 14:41

Rusia ka emëruar gjeneral-kolonelin Alexander Lapin si shef të shtabit të forcave tokësore të vendit, njoftoi të martën agjencia shtetërore e lajmeve TASS. Emërimi i tij në këtë post vjen pavarësisht kritikave të ashpra në adresë të tij për performancën në Ukrainë.

Lapin, më parë komandant i distriktit qendror ushtarak të Rusisë, u sulmua tetorin e kaluar nga aleatët e presidentit Vladimir Putin pasi forcat ruse u dëbuan nga qyteti Lyman në Ukrainën lindore, një qendër kryesore logjistike.

Emërimi i tij pason ndryshime të tjera gjithëpërfshirëse në udhëheqjen ushtarake të Rusisë gjatë luftës 11-mujore. Luftë në të cilën forcat e Moskës kanë mundur të pushtojnë zona të mëdha të Ukrainës jugore dhe lindore, por kanë pësuar një sërë disfatash dhe tërheqjesh të dhimbshme.

Më 8 tetor, Rusia emëroi gjeneralin e Forcave Ajrore Sergei Surovikin si komandantin e përgjithshëm të forcave të saj në Ukrainë , menjëherë pas shkarkimit të raportuar të komandantëve të distrikteve ushtarake Lindore dhe Perëndimore.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 920

Numri i të vdekurve nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Venezuelën është rritur në 920, ndërsa numri i të plagosurve ka arritur në 3,360,...
21:13 | 26/06/2026

Agjencia detare e OKB: Evakuohen 115 anije nga Ngushtica e Hormuzit

Agjencia detare e OKB-së bëri të ditur se që nga e marta janë evakuuar rreth 115 anije dhe 2,500 detarë nga Ngushtica e Hormuzit, ndërsa...
20:50 | 26/06/2026

Trump kërcënon me tarifa 100% ndaj vendeve që taksojnë kompanitë amerikane

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka paralajmëruar se do të vendosë tarifa prej 100% për importet nga çdo vend që miraton një taksë...
20:47 | 26/06/2026