E ngarkuara me punë e SHBA në Tiranë zhvillon takim në Kryeministri

29 Gusht 2025 | 10:40

E ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Nancy VanHorn, zhvilloi mëngjesin e kësaj të premteje një takim në Kryeministri. Diplomatja amerikane qëndroi rreth 20 minuta në godinën e qeverisë, ndërkohë që nuk ka ende një reagim zyrtar mbi arsyet e vizitës apo detaje nga bisedimet e saj.

Takimi i VanHorn me kryeministrin vjen në një moment të ngarkuar politik dhe institucional. Kryeministri Edi Rama pritet që më 11 shtator në mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste të publikojë emrat e kabinetit të ri qeveritar, duke i dhënë fund dilemave mbi përbërjen e skuadrës së mandatit të katërt. Gjatë kësaj jave, kreu i qeverisë ka zhvilluar një sërë takimesh me ministrat aktualë, në kuadër të ristrukturimit që pritet të ndodhë.

Nga ana tjetër, edhe kalendari parlamentar është në pritje. Presidenti Bajram Begaj do të duhet të dekretojë datën e seancës së parë të parlamentit të ri, i cili sipas Kushtetutës duhet të mblidhet brenda 10 ditëve nga dita e parë e mundshme. Kjo nënkupton se 10 shtatori është data më e hershme për konstituimin e parlamentit, ndërsa afati i fundit është 20 shtatori.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Euronews Albania (@euronews_albania)

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SPAK mbyll hetimet për fraksionin tjetër të dosjes “Metamorfoza”, çon për gjykim 9 persona

Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet për fraksionin e ndarë të dosjes “Metamorfoza”, ndaj 9 të pandehurve, të cilët janë hetuar në mungesë, pasi masat...
16:42 | 21/07/2026

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për oligarkët, por për të vënë në lëvizje ekonominë e trashëgimtarëve të pronave

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të martë një bashkëbisedim me banorët e Thethit, ku fokusi kryesor i takimit ishte Paketa e Maleve dhe keqkuptimet që...
16:20 | 21/07/2026

Publikohen pamjet, lëvizjet e dyshuara të parave brenda filialit të Postës Shqiptare në Durrës (VIDEO)

Kamerat e sigurisë kanë dokumentuar lëvizjet e dyshuara të parave brenda Filialit të Postës Shqiptare në Durrës, në dosjen ku ish-drejtoresha Elisabeta Mataj e cila...
14:52 | 21/07/2026