“E njoh mirë Çekinë”/Sylvinho flet nga Praga, Gjimshiti: Besoj 100% tek fitorja
Shqipëria ka mbërritur në Fortuna Arena në prag të ndeshjes së parë kualifikuese të muajit shtator, atë ndaj Republikës Çeke. Kuqezinjtë kanë zhvilluar dhe konferencën e fundit për shtyp, në prag të kësaj ndeshje vendimtare. Trajneri Sylvinho ka analizuar kundërshtarin, ndërsa së bashku me të në konferencë ishte dhe mbrojtësi, Berat Gjimshiti.
Për teknikun Brazilian, koha për tu përgatitur ka qenë e shkurtër.
“Ka qenë një kohë e pakët ku kemi menaxhuar skuadrën në nivel individual dhe si grup ku kemi ndarë informacion. Jam i kënaqur për gjendjen e skuadrës. Motivimi është i lartë dhe duhet të them se nesër është një ndeshje e vështirë, djemtë e dinë këtë dhe ata janë mësuar të luajnë në të tilla ndeshje,” – u shpreh Sylvinho.
Më tej, Sylvinho ka folur dhe për skuadrën kundërshtare.
“Kam parë shumë ndeshje të Çekisë. Ndërsa isha me pushime, kam parë 7 ndeshje të Çekisë dhe të tjera pas 31 korrikut kur jam kthyer në punë. Kemi analizuar Çekinë, kemi parë thuajse të gjitha ndeshjet si staf dhe momentet kryesore. Janë ekip shumë i organizuar, vlerësoj dhe trajnerin e tyre që është me Çekinë që prej 2008,” – tha ai.
Mbrojtësi i Atalantës, Berat Gjimshiti ka pohuar se kuqezinjtë janë gati, ndërsa besojnë 100% se do të marrin një rezultat pozitiv.
“Sigurisht që po. Jemi një grup me shumë eksperiencë dhe me lojtarë të rinj që japin gjithçka. Besojmë 100%, nëse nuk besojmë, gabojmë. Vendimtare? Çdo ndeshje është vendimtare, nuk ka rëndësi kundërshtari, a është Çekia apo Moldavia. Janë gjithmonë 3 pikë në lojë. Janë ndeshje finale ku duhet të japim maksimumin dhe më pas shohim ku do të arrijmë,” – u shpreh futbollisti.
Shqipëria dhe Çekia përballen mbrëmjen e së enjtes në Fortuna Arena në orën 20:45. Dy skuadrat janë përballur me njëra-tjetrën dhe në qershor të 2021 në miqësore, aty ku çekët triumfuan 3-1.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë