“E njohim Serbinë, atyre nuk i besohet”, Osmani komenton dilemën e Vuçiç për samitin
“Ne e dimë kush është Serbia, ne e njohim Serbinë shumë mirë dhe e dimë shumë qartë që Serbisë nuk i besohet”. Ishte kjo deklarata e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit në një intervistë për “Balkan Talks” në Euronews Albania.
Ajo deklaroi se me këtë parim hyjnë në çdo proces, por asnjëherë nuk mungon shpresa se partnerët ndërkombëtarë do ta bindin Serbinë të ballafaqohet me të kaluarën, pas më shumë se 23 viteve që kryen gjenocid në Kosovë.
“Sa herë shohim që Bashkimi Europian nuk jep mesazhe të qarta në raport me Serbinë, Serbia inkurajohet që të vazhdojë me logjikën e shekullit të 19-të, në vend se të inkurajojë të silleshin si liderë të shekullit 21 që janë brenda kontinentit evropian,” – u shpreh Osmani.
Presidentja e Kosovës e cilësoi të papranueshme sjelljen e Vuçiç kur tha fillimisht se nuk do të vinte në samit e më pas ndërroi mendje.
Sipas saj jo vetëm veprimet e Serbisë janë të tilla që destabilizojnë rajonin, por dhe gjuha është e njëjtë si në vitet ’90.
LEXONI GJITHASHTU:
Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore
Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO
Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende
- 14:00 Djali i ish Presidentit Hashim Thaçi takon Edi Ramën: Faleminderit për mbështetjen ndaj UÇK-së
- 14:00 Të shtëna me armë pranë Ambasadës Amerikane në Bejrut, ndërhyn ushtria
- 13:52 BE merr masa për të forcuar Europol-in kundër krimit dixhital dhe ndërkufitar
- 13:50 Mblidhet Bordi i Paqes për Gazën, zbulohet vendi dhe arsyeja e takimit
- 13:31 Kërkesat e protestuesve, Berisha: Kufizimi i mandatit të kryeministrit në 2 mandate, PD plotësisht dakord
- 13:29 Trump zgjat me një vit gjendjen e emergjencës kombëtare në Ballkanin Perëndimor, lihen në fuqi edhe sanksionet