E pamundur për Europën të bllokojë naftën ruse, thotë kryeministri holandez
Nuk është e mundur që Bashkimi Evropian të ndërpresë plotësisht furnizimin me naftë dhe gaz rus, paralajmëroi kryeministri holandez Mark Rutte.
“Ne duhet të diskutojmë dobësitë tona në lidhje me varësinë tonë nga nafta dhe gazi rus. Unë nuk jam dakord për të ndërprerë furnizimin tonë me naftë dhe gaz sot nga Rusia”, tha Rutte në një konferencë të përbashkët shtypi me homologun e tij francez në Paris, të mërkurën.
Të martën, BE-ja njoftoi planet e saj për të ulur importin e gazit rus me dy të tretat këtë vit dhe për të eliminuar nevojën e saj të përgjithshme për naftë dhe gaz rus shumë përpara vitit 2030.
Rutte shtoi se sanksionet e bllokut kundër Rusisë janë të drejtuara drejt udhëheqjes ruse, jo njerëzve.
Cilat vende europiane janë më të varura nga gazi dhe nafta ruse

LEXONI GJITHASHTU:
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 16:44 Kryeministri britanik paralajmëron Trumpin: Interesi kombëtar vjen i pari
- 16:31 Irani dënon sulmet e Ukrainës në Detin Kaspik
- 16:19 Mbyllet përkohësisht Dogana e Kapshticës të hënën, shkak greva e punonjësve grekë. Oraret kur bllokohet lëvizja
- 16:11 Parlament dhe protestë në Tiranë, priten tensione. Mobilizohet Policia
- 16:01 Zjarr i përmasave të mëdha në pyllin e Sodës, rrezikohen sipërfaqe pyjore (VIDEO)
- 15:49 U kthye në sensacion të Kupës së Botës, portieri i Kepit të Gjelbër i bashkohet klubit Colo Colo në Kili