E përplas makina në vijat e bardha, ndërron jetë 15-vjeçari shqiptar në Itali
Një aksident tragjik ka ndodhur në Itali, ku një 15-vjeçar shqiptar, R. Abedoni, humbi jetën pasi u përplas nga një makinë ndërsa po kalonte rrugën në vijat e bardha.
Ngjarja ndodhi në Guidonia, më 12 tetor, kur Roeli po kalonte rrugën pranë kinemasë Space në qytet.
Pas përplasjes, ai u transportua me urgjencë në spitalin e Tivolit ku luftoi me jetën për dy orë, por fatkeqësisht nuk mbijetoi.
Adoleshenti shqiptar u përplas nga një 71-vjeçar italian, i cili po ngiste një makinë Dacia Sandero.
Policia lokale e Guidonias ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes, duke ndërhyrë menjëherë në vendin e aksidentit, në kryqëzimin e Via Roma me Via Cesare Pascarella.
Shoferi, i cili ndaloi për të ndihmuar viktimën, rezultoi negativ në testet e alkoolit dhe drogës.
Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të plota të aksidentit.
LEXONI GJITHASHTU:
Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona