E premtja e madhe e katolikëve, të krishterët kryejnë ritualin në Korçë e Shkodër

8 Prill 2023 | 15:55

Udha e Kryqit është rituali simbolik i krishterë, i cili kryhet në prag të Pashkës.

Në Korçë me qindra besimtarë katolikë kryen ritualin simbolik në prag të Pashkëve të së dielës.

Ata kanë ecur në rrugët e qytetit me kryqin në duar dhe pikturat që simbolizojnë ngjarjet e kryqëzimit të Jezusit

“Të krishterët nuk janë njerëzit të vdekjes së të Premtes së Madhe , janë njerëzit e Ringjalljes. Për këtë arsye ne e dimë mirë që kryqi nuk është një humbje por një fitore. Pas vdekjes pas kryqit do të jetë Ringjallja. Ky është urimi ynë, urimi nga komuniteti katolik për të gjithë ju që vërtet duke pranuar dashurinë e Zotit mund të jeni kudo, njerëz të aftë për të shpërndarë dashuri”, tha Don Rikardo, arqipeshkvi i Korçës.

Edhe besimtarët katolikë në Shkodër përkujtuan mundimet e Krishtit dhe vdekjen e tij në kryq. Udha e Kryqit nisi nga Katedralja e Shkodrës deri te varrezat katolike të Rrmajit.

15 ndalesat janë simbolikë e 15 rrëzimeve të Krishtit teksa barte kryqin dhe dëshmitë e martirëve të fesë ishin pjesë e këtij procesi, i cili u udhëhoq nga famullitari i Shkodrës, Dom Vlash Palaj.

Arqipeshkvi i Shkodrës në mesazhin e tij evidentoi rëndësinë e kësaj feste për mbarë besimtarët.

Udha e Kryqit mbahet si ritual në të gjithë botën, fillimisht nga besimtarët katolikë e pas një jave edhe nga ata ortodoksë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026