“E prisnin të vdekur”, gazetarja tregon mrekullinë që ndodhi pas tërmetit në Turqi

Aida Topalli
18 Shkurt 2023 | 15:25

Gazetarja Aida Topalli ka treguar për situatën në Turqi, pas dy tërmeteve të fuqishme që goditën vendin rreth dy javë më parë.

Nga Adana, në një lidhje me Euronews Albania, Aida Topalli u shpreh se janë nxjerrë shumë persona të pajetë nga rrënojat, por nënvizoi se kanë ndodhur edhe mrekulli.

Topalli tregoi rastin e një 45-vjeçarje e cila kishte qëndruar me ditë të tëra nën rrënoja dhe familjarët e saj nuk kishin shpresa se mund të ishte gjallë, por fatmirësisht, ajo u nxorr me shenja jete.

“Më duhet të them që ka pasur edhe momente kur familjarët ishin përgatitur për të nxjerrë trupin e pajetë të një 45-vjeçareje nga rrënojat. Jo vetëm familjarët, por edhe nga ekipet e kërkim shpëtimit, por ajo doli e gjallë. Po, pas shumë orësh.

Kemi pasur edhe dy ditë më parë, persona të nxjerrë nga rrënojat. Pra, ka pasur mrekulli në këtë mes, për fat të mirë. Shpresojmë shumë që të kemi edhe sadopak lajme të mira që vijnë poshtë rrënojave”, theksoi ajo.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026