E rëndë në Greqi/ Goditje në fytyrë, qafë e gjoks, 16-vjeçari vret babain me thikë

23 Dhjetor 2023 | 15:47

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 16-vjeçar ka vrarë me thikë babain e tij 71-vjeçar.

Sipas mediave të huaja, bëhet me dije se adoleshenti ka rrëfyer se është kthyer në shtëpinë ku jetonte me të atin rreth orës 21:00 të mbrëmjes së djeshme, ndërsa më herët kishte shkuar në qendër të Athinës me vëllain.

I akuzuari ka qenë duke pritur në hyrje të derës kryesore të shtëpisë dhe në momentin kur babai i tij është kthyer në banesë, e ka goditur disa herë në bark, gjoks, qafë dhe fytyrë me thikë.

71-vjeçari ka tentuar të arratiset, duke zbritur shkallët e banesës, por ka përfunduar në oborrin e katit përdhes, ku edhe është gjetur trupi i tij i pajetë.

Menjëherë pas krimit, 16-vjeçari ka kontaktuar në telefon me një shok të tij, si dhe nënën dhe vëllain e tij, duke i njoftuar për aktin që kishte kryer.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka zbuluar se 71-vjeçari kishte plagë të shumta në kraharor, bark, syrin dhe veshin e majtë.

Sipas hetuesve grekë, besohet se shkak për këtë ngjarje të rëndë, është bërë abuzimi kronik që 71-vjeçari ka ushtruar ndaj nënës dhe vëllai të tij 19-vjeç.

Sipas të miturit, viktima ka abuzuar prej vitesh me të, nënën dhe vëllain e tij të madh, që janë detyruar të largohen nga shtëpia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026