E shtuna me 3 barazime në Superligën Shqiptare, spikati Bylis-Flamurtari
Teuta e ka nisur me një barazim pa gola ndaj Partizanit sezonin e ri të Superligës Shqiptare. Të shtunën nuk u regjistrua fitore as në dy duelet e tjera Bylis-Flamurtari e Egnatia-Elbasani.
8 gola të shënuar, 2 kartona të kuq dhe asnjë fitore, ky është bilanci i 3 përballjeve të luajtura të shtunën sa i përket Superligës Shqiptare, ku asnjëra prej 6 skuadrave nuk mundi të marrë dot 3 pikë. Dueli më spektakolare ishte padyshim ai i luajtur në Ballsh, ku Bylis vendës barazoi me Flamurtarin e Vlorës 3-3. Vlonjatët e nisën më mirë takimin ku gjetën avantazhin e dyfsihtë me Bourard e Maksuti, ndërsa ballshiotët barazuan me Ëallison e Mouctar.
Maksuti riktheu dhe një herë përpara vlonjatët, por që vendësit do ta mbyllnin sfidën në barazim 3-3, pasi Ëallison realizoi. Nga 1 pikë për secilën skuadër, teksa e njëjta gjë ndodhi dhe në Elbasani-Egnatia, sfidë e mbyllur 1-1. Diallo kaloi përpara verdheblutë, por 7 minuta para fundit Jefferson barazoi gjithcka, duke bërë që ndeshja të mbyllej pa fitues.
Në Arenën e Demave, jo vetëm që nuk kishte fitues, por madje as gola, me Partizanin e Teutën që i kënaq 1 pikë. Një lojë e luftuar nga të dyja skuadrat, por rastet ishin të pakta, por sigurisht që nuk munguan kartonët e verdhë, nga 3 për cdo skuadër. 0-0 dhe skuadrat ndanë pikët, me Partizanin që numëron 4 të tilla dhe Teutën 1, pasi kjo ishte ndeshja e parë për këtë sezon.
Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari
Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme
Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë