E vetmja opozitare në Konferencën e Kryetarëve/ Tabaku: Integrimit i duhet dialogu

11 Janar 2024 | 13:16

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ishte e vetmja opozita re e cila mori pjesë në mbledhjen e konferencës së kryetarëve këtë të enjte.

Sipas gazetares së Euronews Albania, Eksiola Shehu, Tabaku u bë pjesë e mbledhjes në pikën e 4 të rendit të ditës që lidhet me integrimin.

Tabaku tha se për të vazhduar procesin e integrimit duhet klimë dialogu mes qeverisë dhe opozitës dhe jo hipokrizi.

Duke përmendur Reformën Zgjedhore, Tabaku tha se në momentin që duhet dialoguar për këtë çështje, kryeministri ditën e djeshme “ka shpallur monolog për reformën zgjedhore”.

Sipas saj Parlamenti duke refuzuar ngritjen e Komisioneve Hetimore ka goditur demokracinë dhe po i shërben interesave të qeverisë.

“Prezenca ime në Konferencën e Kryetarëve  është në dakordësi të plotë me grupin parlamentar të PD dhe opozitën. PD ka qenë dhe do jetë gjithnjë proaktive në çështjen e integrimit Europian.

Është fatkeqësi që kësaj mazhorance i ka mbetur ende ora tek Reforma në Drejtësi dhe ka dështuar në reformat e tjera. Shqipërisë i duhen reforma për të vazhduar procesin e integrimit, i duhet një klimë dialogu mes qeverisë dhe opozitë. Jo hipokrizi! Mazhoranca kërkon dialog për Reformën Zgjedhore ndërkohë që Kryeministri dje ka shpallur monolog për reformën zgjedhore.

Parlamenti duke refuzuar abuzivisht ngritjen e Komisioneve Hetimore ka goditur demokracinë. Ligji ri për Komisionet Hetimore, në interes të hallit të qeverisë. Sa më shumë komisione aq më shumë skandale dhe aq më shumë hetime nga SPAK.

Drejtësia po merret me Korrupsionin, ne na duhet një parlament që të mbajë përgjegjëse qeverinë për angazhimet e saj kundër korrupsionit. Angazhimet për këtë hartë të integrimit nuk duhet të jenë në letra. Janë piketat që duhet të ketë kuvendi për një demokraci parlamentare jo për një parlament noter të dëshirave të qeverisë.

Qeveria po bën monolog, miraton një rregullore pa pyetur opozitën. Një qeveri që ka 50% të koncesioneve në SPAK nuk mund të bëj moral për korrupsionin dhe për SPAK. Një mazhorancë që ka mbrojtur koncesionet në SPAK nuk mund të bëjë moral për korrupsionin dhe kundër opozitës”,-tha Jorida Tabaku.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026