E zbulon gazetarja, ja ç’kishte veshur personi që i vuri tritolin motrave Nikolli

4 Tetor 2024 | 18:11

Enea Themollari, 29 vjeç, ka ndërruar jetë në spital pas disa muajsh në gjendje të rëndë, si pasojë e shpërthimit të tritolit në banesën e motrave Nikolli në Elbasan.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 14 korrik, kur një sasi eksplozivi u vendos në hyrjen e apartamentit të fqinjit, duke lënë të plagosur rëndë Themollarin, i cili nuk kishte asnjë lidhje me konfliktin.

Sipas raportimeve, shpërthimi ndodhi në mesnatë dhe Themollari, i cili ishte zgjuar nga zhurmat, u godit nga dera e banesës gjatë shpërthimit.

Ai u dërgua menjëherë në spitalin e Traumës në Tiranë, ku qëndroi për muaj të tërë në gjendje kritike, por për fat të keq, nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra.

Një person me precedentë të mëparshëm, është fiksuar nga kamerat e sigurisë, duke lëvizur në zonë, momentin e shpërthimit me tritol 3 muaj më parë, në pallatin ku jetonin motrat Alda dhe Xhovana Nikolli në Elbasan, dhe mbeti i plagosur aksidentalisht fqinji i tyre 26-vjeçar, i cili sot per fat te keq nderroi jete ne spitalin e Traumes.

Gazetarja e Euronews Albania, Sara Demushi ka thënë në emisionin “People” se personi i dyshuar ishte duke udhëtuar me biçikletë dhe kishte veshur një bluzë të bardhë  gjatë momentit kur ka shkuar për të vendosur sasinë e eksplozivit në banesën e motrave Nikolli.

“Përmes burimeve kofidenciale bëhet me dije se autori ka qenë i veshur me bluzë të bardhë dhe ka qënë duke lëvizur me biçikletë. Ndërsa kamerat e sigurisë e kanë fiksuar këtë moment, kur personi ka vendosur tritolin, më konkretisht  në orën 05: 35 minuta,” –tha gazetarja.

Burime thonë se Policia ka identifikuar personin e dyshuar,  por për arsye hetimi, emri i tij nuk bëhet i ditur.

Për atentatin motrat Nikolli kanë akuzuar të penduarin e drejtësisë, Nuredin Dumanin, me të cilin njëra prej tyre kishte nisur një romancë.

Duke folur për mediat, Alda Nikolli zbuloi raportin e saj me Nuredin Dumanin, për të cilin tha se ka kushte luksoze në qeli, dhe vendos gjoba nga burgu. Alda tha se u ndje e përdorur prej tij, me qëllim që kunatit të saj Amarildo Xhanej, t’i hiqej statusi i të penduarit të drejtësisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar

Një ngjarje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e së premtes në Babrru, në territorin e Komisariatit të Policisë Kamëz. Sipas informacionit paraprak, rreth orës...
21:30 | 26/06/2026

Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës

Pasi qëndruan për rreth dy orë para Kryeministrisë, ku disa prej tyre mbajtën fjalime, protestuesit nisën marshimin e natës në rrugët e kryeqytetit, me pankarta kundër qeverisë...
21:23 | 26/06/2026

Policia shpëton dy turiste holandeze të bllokuara në Shpellën e Pëllumbasit (VIDEO)

Dy turiste nga Holanda janë shpëtuar nga shërbimet e Policisë së Shtetit, pasi mbetën të bllokuara në zonën e Shpellës së Pëllumbasit, në fshatin Pëllumbas,...
20:31 | 26/06/2026