Tritoli u vendos për të, por u vra një i pafajshëm: reagon Xhovana Nikolli
Një shpërthim me tritol, i destinuar për motrat Xhovana dhe Alda Nikolli në Elbasan rreth 3 muaj më parë, i ka marrë jetën padrejtësisht një të riu. Fqinji, 26-vjeçar Enea Thomaraj, ndërroi jetë këtë të premte, pasi mbeti i plagosur rëndë nga shpërthimi në muajin korrik.
Në lidhje me ngjarjen e rëndë, ka reaguar një prej motrave, e cila, përmes një postimi në rrjetin social Instagram, shpreh ngushëllimet familjarëve të viktimës. “Ngushëllime familjes së Eneas, Zoti ju dhëntë forcë ta përballoni këtë dhimbje. Iu porosht të shpirti në paqe”, shkruan Xhovana Nikolli.
Shpërthimi ndodhi më 14 korrik 2024, në katin e katërt të një pallati në lagjen “Haxhias” të Elbasanit, aty ku banonin prej dy muajsh edhe dy motrat. Fqinj me motrat Nikolli, i riu ishte në tualet në momentin që ndodhi shpërthimi, duke bërë që ai të merrte dëmtime të rënda brenda banesës së tij.
Në media dhe rrjete sociale, motrat Nikolli kanë akuzuar Nuredin Dumanin si autorin që fshihet pas vendosjes së tritolit. Sipas Xhovanës, motra e saj Alda ka qenë më parë në një lidhje romantike me Nuredin Dumanin.
Pavarësisht deklaratave të tyre, ende nuk ka asnjë autor të ngjarjes së rëndë.
LEXONI GJITHASHTU:
Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës
Policia shpëton dy turiste holandeze të bllokuara në Shpellën e Pëllumbasit (VIDEO)
- 23:14 Çipa: Një qeverisje e mençur i merr disa nga diaspora dhe u jep vende në administratë!
- 22:22 “Fryma e protestës është kundër kapitalizmit”, Rexhaj: Këto nuk janë kërkesa!
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë
- 21:49 “Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës