Edvin Kulluri tërhiqet nga gara për kryetar të PD-së

4 Maj 2022 | 11:29

Edvin Kulluri, i cili para disa muaj shprehu vullnetin për të kandiduar si kryetar i PD-së, është tërhequr nga ky vendim, të mërkurën.

Kjo, pasi ai pretendon se procesi është një farsë zgjedhore.

“E vetmja gjë që ndryshon nga zgjedhjet e vjedhura në 13 qershor me këto të 22 majit është se po kalojme nga “Lul Brava” tek “Doktor Dryni””, deklaroi ai.

Kulluri shpalosi 6 arsye se përse vendosi të mos kandidojë në këto zgjedhje për kryetar të PD-së.

“1) Komisioni Zgjedhor është anti-statutor; 2) Afati për “primare” prej 2 javësh është i njëjti me afatin e vendosur nga Lul Brava qershorin e kaluar, duke mos u lënë kohe kandidatëve për të bërë fushatë; 3) Në këtë Komision ka anëtarë të njëjtë nga ata që vodhën vota për Lul Bravën duke e bërë këtë proces po aq të pabesueshëm; 4) Nuk ka sërish asnjë transparence për listat e anëtarësisë së PDSH-së; 5) Kandidatët nuk janë pyetur për përbërjen e Komisionit, sipas parimit te shokut Stalin “populli voton, votat i numërojmë ne”; 6) Zgjedhjet po mbahen ndërkohë që PD është e përçarë më keq se 1 vit më parë!”, listoi ai.

Me tërheqjen e Kullurit, ish-kryeministri Sali Berisha është i vetmi deri më tani që e ka shprehur kandidaturën e tij.

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale ka bërë me dije se afati i fundit për të paraqitur kandidaturat për kryetar të PD-së është data 7 maj.

Në Kuvendin Kombëtar të 30 prillit u vendos që zgjedhjet për kryetar të Partisë Demokratike të zhvillohen më 22 maj. Në Kuvend nuk morën pjesë 35 deputetë të cilët përbëjnë shumicën e Grupit Parlamentar.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përgjimet e SPAK për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, prokurori Prençi: Çfarë pune i kreve? Përgjigjet Shkreli

Detaje të reja janë zbardhur nga dëshmia e kryetarit të Bashkisë së Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli si dhe nga përgjimet telefonike gjatë komunikimeve të...
15:26 | 28/07/2026

I pandehur për korrupsion në zgjedhje, dëshmon kryebashkiaku i Vaut të Dejës: S’kam blerë vota

Kryetari i Bashkisë së Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli, i cili është marrë i pandehur nga SPAK për çështjen e korrupsionit në zgjedhje, ka dhënë...
15:06 | 28/07/2026

Karakaçi inspekton punimet në Bypass-in e Tiranës: Lidhje me autostradat, duke shmangur hyrjen në qytet

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, së bashku me drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ami Kozeli, inspektuan punimet në Bypass-in e Tiranës, ku deri...
13:26 | 28/07/2026