Efektivi i FNSH u gjet i vdekur në kanal në Shkodër, flasin banorët e zonës

25 Shtator 2024 | 11:06

Efektivi i FNSH Nikollë Lekndreaj ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme teksa kthehej në shtëpi në fshatin Bardhaj.

51-vjeçari po kthehej rreth orës 2:50 të mëngjesit me motor dhe dyshohet se për shkak të errësirës dhe motit të keq ai ka humbur kontrollin e motorit e ka përfunduar në një kanal me ujë. Rrjedha e ujit e ka marrë me vete efektivin, trupi i të cilit u gjet mëngjesin e kësaj të mërkure gjatë kontrolleve në kanalin që të çon në lumin Kir.

Dy nga banorët e zonës kanë folur për Euronews Albania lidhur me ngjarjen. Ata e kujtojnë efektivin si njeri shumë të mirë dhe shprehen se u ka dhembur në shpirt kjo ngjarje e rëndë.

“I kemi shtëpitë ngjitur. Ai ka qenë vetëm me dritat e motorit, ka qenë terr gjithkund. Ishte burr i mirë fort”,-tha një nga fqinjët e tij.

“Ka pasur shumë ujë këtu. Në shpirt, në shpirt e kemi ndier. Ka fëmijë. Ia ka lënë Zoti hisen”,-tha banori tjetër.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan

Kosta dhe Belere Plaku u përcollën këtë të shtunë për në banesën e fundit, një ditë pas ngjarjes tragjike në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku...
21:01 | 25/07/2026

Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 56-të, me tubimin e radhës të zhvilluar pasditen e kësaj të...
20:42 | 25/07/2026

Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari i kronikës Ervin Leka ka sjellë detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Vidhisht të...
20:30 | 25/07/2026