Egnatia merr “leksione” nga Napoli, rrogozhinasit pësojnë 4 gola
Napoli i Antonio Contes vijon përgatitjet në prag të sezonit të ri në kampionatin italian, ndërsa në fundjavë u ndal në një tjetër test miqësor. 3 herë kampionët e Serisë A luajtën përballë Egantias, të cilën e mposhtën mer poker golash. Tekniku italian nuk i kurseu disa nga yjet e ekipit edhe pse vijnë të lodhur pas kampionatit evropian, duke u dhënë një tjetër ngarkesë, mes tyre Kvaratskhelia apo Lobotka.
Një test që rezultoi i lehtë për napoletanët, që kishin diferenca të mëdha në fushë me kampionët e Superligës. Në pjesën e parë u shënuan dy gola me Kvaraskhelian dhe Politanon, ndërsa në fraksionin e dytë Conte kreu disa zëvendësime. Simeone realizoi të tretin, ndërsa Ngogne vulosi triumfin 4-0, duke bërë që Napoli të fitojë 3 nga 3 miqësoret e zhvilluara me 11 gola të realizuar e 0 të pësuar.
Në anën tjetër për rrogozhinasit ishte një miqësore luksi, ashtu si sezonin e shkuar ndaj Interit, por asokohe gjetën rrugën e rrjetës dy herë. Egnatia tanimë do të vijojë përgatitjet për ndeshjen e kthimit në Conference League.
LEXONI GJITHASHTU:
- Bayerni zyrtarizon sulmuesin Olise, në pritje të nënshkrimit me Palhinha
- Shpalli kampion Leicester-in, trajneri italian tërhiqet pas 38 vitesh nga futbolli
Gjykata rrëzon të gjitha akuzat ndaj Sami Lushtakut për frikësim të dëshmitarëve
Karakaçi inspekton punimet në Bypass-in e Tiranës: Lidhje me autostradat, duke shmangur hyrjen në qytet
Apeli i Posaçëm lë në fuqi sekuestron ndaj 25 pasurive të Jamarbër Malltezit dhe Argita Berishës
- 14:06 Zyrtarizohet rikthimi, Roberto Mancini merr sërish drejtimin e kombëtares italiane
- 14:00 Koreja e Jugut lëshon alarm emergjence për rrjedhje të fosforit të bardhë në bazën ajrore amerikane
- 13:49 Irani sfidon SHBA-në: Nuk do t’ju lejojmë të përcaktoni kohën e luftës dhe paqes
- 13:40 I vodhën këngë të papublikuara, foto dhe video private, Ariana Grande padit hakerët! I shitën në internet
- 13:33 Gjykata rrëzon të gjitha akuzat ndaj Sami Lushtakut për frikësim të dëshmitarëve
- 13:26 Karakaçi inspekton punimet në Bypass-in e Tiranës: Lidhje me autostradat, duke shmangur hyrjen në qytet