Egnatia synon të shkruajë historinë, përballet në mbrëmje me Breidablik
Egnatia është shumë pranë kalimit për në raundin e dytë kualifikues të Champions League, ndërsa në mbrëmje përballet në trasnfertë me Breidablik.
Rrogozhinasit duan të shkruajnë historinë dhe i kanë të gjitha gjasat, për të vijuar edhe më tej suksesin e tyre, pas atij të regjistruar brenda kufijve. Të besuarit e Edlir Tetovës kanë luksin e avantazhit të një goli, pasi arriti ti mposhtë islandezët në ndeshjen e parë, ku heroi ishte Ildi Gruda.
Një rezultat pozitiv në transfertë do të bënte që Egnatia të siguronte kalimin për në raundin e dytë kualifikues të ligës së kampionëve. Përgatitjet kanë marrë fund dhe gjërat kanë shkuar mirë për skuadrën e Tetovës që beson se mund tja dalë. Ndeshja në shtëpi u luajt më mirë nga Egnatia, ndërsa këtë herë favor në letër janë islandezët.
Në fushë do të zbresin dhe dy skuadrat e tjera shqiptare, Drita dhe Shkëndija e Tetovës. Këta të fundit e luajnë duelin e kthimit në shtëpi, ndërsa barazimi me rrjeta të paprekura i herës së parë jep shpresë se kualifikimi mund të arrihet, mbase me vështirësi.
Sa i përket Dritës, ashtu si Egnatia mori një fitore minimale në sfidën e parë, teksa kjo e kthimit luhet në Luksemburg. Kjo ndeshje nuk ka favorit në letër me ekipet që kuotohen njësoj.
Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
“Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid