Ekipi i Euronews Albania mbërrin në Turqi, detaje nga tërmeti
Ekipi i Euronews Albania ka mbërritur këtë të martë në Turqi, ku pas uljes në aeroportin Stambollit do të drejtohet drejt zonave më të prekura nga tërmeti i mëngjesit të së hënës.
Gazetari Ardit Hoxha raporton live për situatën pas tërmetit që ka goditur Turqinë.
“Ndodhem në stacionin e autobusëve ku nisen ata që duan të japin ndihmë dhe kontribut për zonat ku ka goditur tërmeti”- tha ai.
Hoxha bëri me dije se shumë qytetarë turq që ishin në Shqipëri janë rikthyer në Turqi në banesat e tyre.
Temperaturat aktualisht në Stamboll është -3 gradë, ndërkohë në rajonet që ka goditur tërmeti janë më të ulëta ku temperaturat shkojnë në -7 gradë, raporton gazetari Hoxha.
Ekipi i Euronews Albania do të udhëtojë drejt vendeve që ka goditur më shumë tërmeti, konkretisht në Adanas dhe në zonat e tjera përreth.
“Jemi informuar se mund të ketë dhe shqiptarë të prekur nga tërmeti”- bëri me dije gazetari.
Sipas informacioneve të Hoxhës në të dy aeroportet e Stambollit ka pasur një kaos të vërtetë, sa i përket fluturimeve që anuloheshin dhe fluturimet që shtyheshin.
Gjatë ditës së djeshme nuk ka pasur fluturime drejt zonave të prekura nga tërmeti.
“Vështirësi të madhe kanë pasur dhe trenat. Aktualisht për transportin e njerëzve janë vënë në dispozicion vetëm autobusët”-informon gazetari Ardit Hoxha.
LEXONI GJITHASHTU:
- Parashikoi goditjen e fortë në Turqi, shkencëtari paralajmëron tërmetin e radhës
- “Nuk është pyetur ku i gjeti paratë”- Avokati i Alda Klosit akuza prokurorisë
Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit
- 08:20 BE-ja propozon integrim gradual për vendet kandidate, zbardhet plani si mund të përfitojnë vendet kandidate
- 08:15 Rrëzohet një aeroplan i vogël në Poloni, dy persona të vdekur dhe dy të plagosur
- 08:13 Dilema e talebanëve në Evropë! Lufta për të kthyer emigrantët afganë
- 08:11 E rëndë në SHBA, 64-vjeçarja helmon vajzën dhe 4 nipërit e mbesat e saj. Shkak se ish-dhëndri fitoi kujdestarinë
- 08:09 Shtetet e Gjirit peshojnë mundësinë e bashkëjetesës me Iranin, ndërsa Teherani e shndërron në armë Hormuzin
- 08:08 Turqia mposht SHBA-në 3-2, por eliminohet nga Kupa e Botës