Ekipi i mjekëve amerikanë shërbim falas pacientëve në Vlorë

22 Maj 2022 | 14:26

65 mjekë të huaj, kryesisht amerikanë, prej disa ditësh janë vendosur në Vlorë. Ata ofrojnë shërbime, mjekime dhe ilaçe falas për qytetarët.

Mjeku i ekipit, Daniel Joens tregon se këto shërbime kanë disa vite që i ofrojnë në Shqipëri.

“Ne shkojmë në të gjithë botën në këto 30 vitet e fundit bëjmë vizita mjekësore, sjellim doktorë të specializuar, në pediatri, stomatologji, mjek të përgjithshëm, okulist dhe përpiqemi të ndihmojmë njerëzit. Kemi gjithashtu ilaçe, syze për ata që kanë probleme me sytë dhe të gjitha këto janë falas”, tregon mjeku Daniel Joens.

Pas vizitave infermierja na tregon se cilat ishin problemet më të shpeshta.

“Sëmundjet e gjakut, tensioni, problemet me sytë, problemet me dhëmbët janë disa nga diagnozat më të shpeshta”, tregon infermierja.

Të shumtë ishin qytetarët që kërkuan shërbim në këtë qendër të improvizuar. Ata shprehen se iniciativa të tilla duhet të jenë më të shpeshta.

“Duhet të kishte më shumë shërbime falas dhe këtë ta bëjë mjekësia shqiptare, sepse nuk guxojmë të vemi dot në asnjë vend, kudo që vemi do japim, ndryshe të lënë pas dore”, thotë një qytetar.

Më shumë se 1000 qytetarë, kryesisht pensionistë morën shërbim të specializuar nga mjekët e huaj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar

Protesta kundër projektit në Zvërnec vijoi edhe këtë të martë, duke shënuar ditën e tretë radhazi të kundërshtimeve nga banorët dhe qytetarët e zonës. Të...
18:23 | 02/06/2026

Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj

Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin nisin sot provimet e Maturës Shtetërore 2026, me testin e parë, atë të Gjuhës së Huaj. Procesi do...
08:14 | 02/06/2026

Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij para grupit parlamentar të PS-së, sqaroi edhe çështjen e mbrojtjes së zonës së Pishë-Poros, për të cilën u...
10:54 | 01/06/2026