Ekipi i OKB-së niset për në centralin bërthamor të Zaporizhias

29 Gusht 2022 | 08:18

Një mision i agjencisë së OKB-së për siguri bërthamore është nisur për në centralin bërthamor të Zaporizhias në Ukrainë.

Rafael Grossi, drejtor i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) tha se ekipi pritej të mbërrinte në termocentral gjatë kësaj jave, shkruan BBC.

“Ne duhet të mbrojmë sigurinë e objektit më të madh bërthamor të Ukrainës dhe Evropës”, ​​shkroi ai në Twitter.

Centrali bërthamor është pushtuar nga trupat ruse që nga muaji mars.

Luftimet rreth objektit në juglindje të Ukrainës kanë çuar në rritjen e shqetësimit global mbi sigurinë.

Ukraina dhe Rusia kanë akuzuar njëra-tjetrën për bombardimin e zonës.

Ditën e djeshme, ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba ka paralajmëruar se kontinenti evropian është në rrezik, për shkak se forcat ruse e kanë kthyer centralin bërthamor të Zaporizhias në bazë ushtarake.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ai ka kërkuar që ushtria ruse të dalë nga uzina.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026