Ekonomisti sjell bukë, djath e domate në studio: Kaq është rritja e pensionit!

21 Shtator 2024 | 13:28

Eksperti i ekonomisë, njëkohësisht bashkëthemeluesi i Nismës “Thurrje”, Pano Soko ishte i ftuar në Euronews Weekend me gazetaren Greta Topjana për të diskutuar rreth rritjes së pensioneve me 4.1%.

Ajo që spikati ishte forma me të cilën Soko nisi fjalën e tij, ku mbi tavolinën e studios vendosi një qese, e cila brenda kishte 3 domate, djath dhe bukë, gjest përmes të cilit, eksperti ironizoi vendimin e qeverisë lidhur me rritjen e pensionit të të moshuarve.

“E di çka bërë qeveria? Kjo është rritja e pensionit në një muaj(tregon 3 produktetet e ushqimit). Pra qeveria u mblodh në një muaj dhe arriti në kokluzionin se pensionistëve duhet t’ju japin kaq. Rritja në një ditë përkon me një të katërtën e fetës së bukës, pak gramë djath dhe 5 kafshata domate. Kjo është rritja që ata të mund të hanë bukë,” –u shpreh Soko, teksa fliste tregonte ushqimet në tavolinë.

Sipas tij, përveç vlerës shumë të ulët të një pensioni, ajo çka është e padrejtë lidhet me vlerën e ndryshme të pensioneve nga fshati në qytet, duke bërë një diferencim të madh me një pensionisti që jeton në fshat dhe një pensionisti në qytet.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026