Rënia drastike e euros/ Pano Soko: Ja dy sektorët që e kanë stimuluar
Eksperti i ekonomisë Pano Soko tha këtë të diel në “Review” në Euronews Albania se dy janë sektorët kryesor të cilët po furnizojnë tregun shqiptar me euro duke bërë kështu që monedha europiane të pësojë një rënie drastike në vendin tonë.
Ai tha se sektori i ndërtimeve dhe ai i turizmit, janë dy faktorët kryesor të rënies së monedhës europiane ndërsa shtoi se kjo rënie nuk pritet të ndalojë deri në fund të verës.
“Janë gërshetim faktorësh. Në këtë moment të ardhurat në euro që vijnë nga turistët, por natyrisht stimuluese ka qenë edhe ecuria e mirë në sektorin e ndërtimit shit-blerjet në sektorin e ndërtimit kanë qenë jashtëzakonisht të larta, ato duket se kanë arritur të prevalojnë mbi nevojën që kanë importet për monedhën e huaj dhe kanë arritur të ushtrojnë presion të vazhdueshëm për të ulur edhe më tepër euron.
Ka edhe disa komponentë më të largët se këto, por këto dy janë industritë që po furnizojnë sot tregun me euro, dhe praktikisht duket se nuk do të ndalen deri në fund të verës”-tha eksperti i ekonomisë Pano Soko.
LEXONI GJITHASHTU:
- Basha: Koha të hapim letrat! Të verifikohet pasuria e çdo politikani me vetting
- U bllokuan në breg të detit, më shumë se 50 balena kanë ngordhur
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë