Drejtori i ARRSH flet për ndërhyrjet në rrugën e Llogarasë: Shpërthimi ishte i kontrolluar
Një shpërthim i kontrolluar në dalje të Tunelit të Llogarasë shkaktoi këtë të shtunë rreth mesditës një bllokim të përkohshëm të qarkullimit në zone ndërsa për të sqaruar rrethanat, në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin “Review”, me Greta Topjanën foli drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ami Kozeli i cili tregoi rrethanat për rastin konkret.
Sipas Kozelit, bëhet fjalë për punime civile që po zhvillohen prej muajsh në rrugët lidhëse të Tunelit të Llogarasë. Për shkak të terrenit shkëmbor, kontraktori është detyruar të kryejë shpërthime të vogla dhe të kontrolluara me sasi të kufizuara eksplozivi, në rastet kur hasen masive të forta shkëmbore.
“Ngjarja ndodhi rreth orës 12:30 dhe solli pengesa për disa minuta për drejtuesit e mjeteve që po kalonin në segmentin lidhës mes tunelit dhe kryqëzimit të rrugës së re Palasë–Dhërmi. Ka qenë e njoftuar dhe e koordinuar me Policinë e Shtetit. Bllokimi i qarkullimit ka zgjatur rreth 20 minuta, kohë gjatë së cilës u krye shpërthimi dhe pastrimi i aksit, përpara se të riniste qarkullimi normal i mjeteve”, sqaroi ai.
Kozeli theksoi se në rastin konkret kushtet atmosferike nuk kanë ndikuar në situatë, duke sqaruar se shpërthimi ishte pjesë e planit të punimeve. Ai paralajmëroi se në zonë priten edhe pesë ose gjashtë shpërthime të tjera të kontrolluara, ku më i afërti mund të kryhet rreth ditës së mërkurë, për të cilat do të ketë njoftime zyrtare paraprake.
Sa i përket ecurisë së projektit, drejtori i ARRSH bëri të ditur se punimet po vijojnë me ritme të shpejta. Segmenti përfshin rehabilitimin e rreth 1 kilometri nga dalja e tunelit në anën e Palasës, si dhe ndërtimin e rreth 600–650 metrave aks të ri rrugor. Afati kontraktual për përfundimin e punimeve është 15 gushti, por synimi i autoritetit është mbyllja e kantierit në fund të qershorit.
“Rruga është absolutisht e sigurt për qarkullim. Edhe në rastet kur kryhen shpërthime të kontrolluara, qarkullimi kufizohet paraprakisht në koordinim me Policinë e Shtetit dhe rinis vetëm pasi të jetë garantuar siguria e plotë”, theksoi Kozeli.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të ndjekin njoftimet zyrtare për datat kur do të ketë ndërhyrje të planifikuara, ndërsa theksojnë se jashtë këtyre momenteve, qarkullimi në segmentin pranë Tunelit të Llogarasë është normal dhe i sigurt.
Ish-themeluesi UÇK-së, Xhavit Haliti: Goxhaj të tregojë kë ka pasur komandant
Rama nga Polonia: Ukraina po rindërton guximin e Evropës
Replika në Konferencën e Kryetarëve, Bardhi: Pse i fshiheni debatit? Balla: Nuk iu njohim si përfaqësues të protestës
- 14:25 Franca, Spanja dhe Holanda dërgojnë ekipe kërkim-shpëtimi në Venezuelë
- 14:21 Ish-themeluesi UÇK-së, Xhavit Haliti: Goxhaj të tregojë kë ka pasur komandant
- 14:19 Kupa e Botës, momenti kur makina merr përpara tifozët në Meksikë. Ddisa të plagosur (VIDEO)
- 14:13 Abuzuan me fondet e ndihmës ekonomike, lëshohen masat e sigurisë për 6 funksionarë publikë
- 13:52 Studimi: Emigracioni ka nxitur ndjeshëm rritjen ekonomike në vendet e pasura
- 13:51 Shkon në 5 numri i viktimave nga vala e të nxehtit në Itali, temperaturat priten të kalojnë 40 gradë