EKSKLUZIVE/ Flet studenti rumun i Kadaresë: Modeli i jetës sime, ja vepra që veçoj
Marius Dobrescu, përkthyesi rumun i veprave të Ismail Kadaresë dhe miku i tij që nga koha ku ishte student tregoi në një intervistë për emisionin Now në Euronews Albania si ishte njohur me gjeniun e letrave shqipe.
Ai theksoi se kishte nisur të përkthente veprat e Kadaresë që në vitet 80 kur ishte student i tij dhe nuk ishte ndalur kurrë duke përkthyer 32 vëllime, me mbi 50 vepra të ndryshme të shkrimtarit.
“E kam njohur Ismail Kadarenë që kur isha student në Tiranë dhe kam nisur të përkthej veprat e tij që në vitet ’80. E kam pasur profesor në vitin e tretë dhe na jepte mësim mbi letërsinë bashkëkohore perëndimore. Për mua ishte shkrimtar i panjohur në të kohë, duke e dëgjuar, e kuptova madhështinë e letërsisë së tij dhe ja kushtova gjithë veprën përkthimit të veprave të tij.
32 vëllime kam përkthyer, mbi 50 vepra të ndryshme. Rumania është vendi i tretë pas Francës sa i përket përkthimeve të veprave të Kadaresë. Kam pasur një marrëdhënie shumë të mirë me të, kam pasur vazhdimisht korrespondencë. Mua më duket se ka ndryshuar pak nga koha e dikaturës, në atë kohë vepra e tij ka pasur një ngjyrë të ndryshme në krahasim me letërsinë e shkruar në Francë. Përvoja e tij me diktatorin e ka bërë veprën e tij të ketë një ngjyrë specifike që më ka pëlqyer shumë. Kronikë në gur më ka pëlqyer më shumë se është lufta e parë me sytë e fëmijës dhe ka një ngjyrë speciale…Humbi një kolos i letërsisë botërore, shkrimtari më i madh i letërsisë shqipe, më konsideronte si përkthyesin e tij më besnik dhe unë e konsideroj si model i jetës sime, i papërsëritshëm”, tregoi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 10:14 Qeveria britanike njofton kufizimin e rrjeteve sociale pas mesnatës për adoleshentët 16 dhe 17-vjeçarë
- 09:57 U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
- 09:51 Ushtria kolumbiane liron 39 persona të rrëmbyer nga rebelët, dy viktima dhe 5 të plagosur
- 09:46 Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja
- 09:36 SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian
- 09:34 Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike