Ekskluzive/ Izet Mexhiti: Komunat po mbështeten me frymën e Marrëveshjes së Ohrit

21 Tetor 2025 | 15:32

Kryetari i sapozgjedhur i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti ka dhënë një intervistë ekskluzive për “Euronews Albania” me Thimi Samarxhiun. Në intervistë, zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut theksoi se qeveria mbështet komunat si asnjëherë më parë, duke punuar në frymën e Marrëveshjes së Ohrit.

Ai bëri të ditur se janë ndarë 1 miliard euro për projekte të ndryshme për komunat në përgjithësi, ku 30 për qind e këtyre mjeteve janë dedikuar për komunat shqiptare. Mexhiti gjithashtu u shpreh se fokusi i zgjedhjeve lokale kanë qenë Tetova dhe Çairi i cili rezultati u mbyll që në raundin e parë.

Sipas tij shqiptarët nuk janë të ndarë apo të përçarë në dhjetëra parti politike. Ai theksoi se tani kanë dy parti të fuqishme të cilat sipas ti punojnë në të mirën e votuesve.

“Jemi munduar të bëjmë fushatë për komunat, AKI ka humbur kontaktin me realitetin. Për gjithçka kanë folur por jo për komunat. Kanë folur për komunat serbe, për referendum për beteje për legjitimitet. E pranuam edhe këtë sfidë.

Mendoj se kjo është kryer në zgjedhje parlamentare, fokusi është vendos në Tetovë dhe Çairi. Çairi është mbyll me raundin e parë. Në Tetovë udhëheq bindshëm Bilal Kasami dhe më këtë po mbyllen edhe zgjedhjet lokale,” u shpreh ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shëngjin, Policia monitoron ndotjen akustike dhe zbatimin e orarit të muzikës

Ka nisur edhe në Lezhë zbatimi i planit të masave për garantimin e sigurisë publike gjatë sezonit turistik veror, ndërsa Policia e këtij qyteti ka...
12:48 | 14/07/2026

Policia bën bilancin për zjarrvëniet në vend: 29 persona të arrestuar ose proceduar penalisht

Policia e Shtetit ka bërë bilancin e masave të ndërmarra në kuadër të situatës së zjarreve në vend, duke njoftuar se gjatë muajit qershor dhe...
12:37 | 14/07/2026

Konferenca Shqipëri-BE, Hoxha: Mbyllja e tre kapitujve, moment historik për integrimin

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në rrjetin social X në prag të Konferencës së IX Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe...
12:15 | 14/07/2026