Kasami niset drejt Shkupit për bisedime me VMRO-DPMNE për formimin e qeverisë së re

11 Maj 2024 | 12:07

Kryetari i Lëvizjes Besa, pjesë e koalicionit opozitar shqiptar VLEN në Maqedoninë e Veriut, Bilall Kasami është nisur drejt Shkupit për bisedime me VMRO-DPMNE për formimin e qeverisë së re.

Lajmin e bëri të ditur vetë Kasami për Euronews Albania, ku tha se në bisedime do të flitet për parimet e bashkëqeverisjes dhe për formimin e grupeve të punës.

Ai tha gjithashtu se qeverisja e ardhshme 4-vjeçare e Maqedonisë së Veriut do të jetë shumë më e mirë.

“Sot në Shkup koalicioni VLEN nis zyrtarisht bisedimet me fituesin e këtyre zgjedhjeve, VMRO për bashkëqeverisje, ku do të bisedohen parimet kryesore të bashkëqeverisjes. Do të bisedohet edhe për formimin e grupeve të punës për qeverisjen e ardhshme 4 vjeçare. Siç është sot në Tetovë ditë me diell edhe e bukur, ashtu do të jetë edhe kjo qeverisje 4-vjeçare”, tha Kasami në një video-mesazh të ndarë për Euronews Albania.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026