Ekskluzive| Sa paguajnë trafikantët për 1 kg kokainë në Kolumbi? Zyrtari përgjigjet

18 Dhjetor 2022 | 20:35

Kreu i Qendrës Kombëtare për Analizën Kriminale, Hetimin Penal dhe Interpolin, Diego Fernando Leon Suarez ka dhënë një intervistë ekskluzive për Review.

Përfaqësuesi i lartë i policisë kolumbiane, tregoi se shuma që paguajnë trafikantët për 1 kg kokainë në Kolumbi është 500 dollarë.

Ndërkohë shitja në tregun ndërkombëtar bëhet për 250 mijë dollarë për kilogramë, sipas zyrtarit.

Suarez u shpreh se hetimet kanë treguar se është interes i strukturave kriminale për të dërguar shqiptarë të cilët vijnë në Kolumbi të kontrollojnë cilësinë e lëndës narkotike dhe për të vendosur kontakte me strukturat lokale të prodhimit të kokainës.

“Personat që vijnë nga vende si Shqipëria kthehen në garantues për trafikantët e kokainës, jo vetëm për një ngarkesë. Ne kemi komunikim të vazhdueshëm me strukturat e policisë shqiptare dhe Interpolin,” – tha zyrtari.

Ai shtoi gjithashtu se ka pasur raste kur një person i shpallur në kërkim nga Interpoli ka shkuar në Kolumbi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026