Ekskluzive| Zyrtari i policisë kolumbiane zbulon lidhjet e shqiptarëve me krimin

18 Dhjetor 2022 | 20:28

Kreu i Qendrës Kombëtare për Analizën Kriminale, Hetimin Penal dhe Interpolin, Diego Fernando Leon Suarez ka dhënë një intervistë ekskluzive për Review.

Përfaqësuesi i lartë i policisë kolumbiane, pohoi se Kolumbia është një nga vendet kryesore të kultivimit të kokainës dhe një nga  prodhuesit kryesorë të drogës, ndaj rrjedhimisht vendi është një aktor i rëndësishëm në tregun ndërkombëtarë të krimit.

“Në këtë panoramë ka një interes për disa nga organizatat kriminale që të trafikojnë lëndën narkotike. Që nga 2010 kemi zbuluar disa perzonazhe nga jugu i europës të cilët kanë ardhur për të vendosur kontakte në Kolumbi. Janë arrestuar 3 shqiptarë për të cilët po hetohet për të gjetur lidhjet që kanë me strukturat lokale,” – u shpreh Suarez.

Ai u shpreh se është më rëndësi identifikimi i roleve në zinxhirin e shpërndarjes së kokainës.

“Në shumicën e tyre nga Europa kemi zbuluar një numër të madh të ngarkesave detare. Kjo do të thotë se shumica e personave vijnë këtu për të vendosur kontakte. Nuk kemi informacion që shqiptarët drejtojnë rrjetet e drogës në Kolumbi mund të jenë këtu për të gjetur kontakte,” – sqaroi zyrtari.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026