Kolumbiani shoqëroi kokainën, çdo 30 thasë me pleh kanë 18 kg kokainë
SPAK dhe Gjykata e Posaçme kanë vendosur të ndalojnë publikimin e akteve nga dosja për laboratorin e Fierit, ku do të nxirrej sasia prej 430 kg kokainë e trafikuar me pleh organik nga Kolumbia.
Euronews Albania, në respektim të vendimit të organeve të drejtësisë, sjell detaje të operacionit të koduar “Konsistenca ”, të cilat nuk cenojnë sekretin hetimor.
Analizat nga qendra e kriminalistikës në Malin e Zi ka zbuluar se një paletë me 30 thasë me pleh organik që u sollën në Frakull të Fierit, kishte në brendësi rreth 18 kg kokainë të pastër.
Porosia e Zenel Çervanakut u nis me kontejner nga porti ‘Buenaventura’ në Kolumbi me anijen ‘Monte Cervino’ për të kaluar tranzit në Pire dhe më pas në portin Bar të Malit të Zi.
Në përgjimet dhe vëzhgimet e SPAK në bashkëpunim me policinë e shtetit 10 personat e arrestuar dalin në role të ndryshme.
Ata flasin për shqetësimin lidhur me vonesën për nxjerrjen e plehut nga porti bar në Malin e Zi dhe për plotësimin e dokumentacionit komunikojnë me persona në Kolumbi, nëpërmjet e-maileve.
Në biseda po ashtu të krijohet bindja se për filtrimin e kokainës nga plehu priteshin 2 kimistë kolumbianë edhe pse SPAK ka arritur të identifikojë vetëm njërin prej tyre i shpallur në kërkim.
Samir Rosales Rodriguez ka fluturuar nga Athina në Podgoricë ditën kur kontejneri mbërriti nga Pireu në portin bar, çka ka ngritur dyshimet se ai ka shoqëruar ngarkesën nga vendi origjinës deri në destinacionin final.
Kolumbiani dyshohet të ketë hyrë ilegalisht në Shqipëri pasi në fillim të nëntorit ai është vëzhguar në Frakull të madhe ku mbahej droga, i shoqëruar nga Redion Meshi, Bledar Matoshi e Julian Malaj.
Të akuzuarit shfaqin shqetësim edhe se malli mund t’i grabitej ndaj për këtë kishin lënë qenin zgjidhur madje nga përgjimet del se një herë është qëlluar në ajër me armë zjarri.
Shqetësim për ta kanë qenë dhe reshjet e shiut duke u kujdesur që plehu organik ku gjendej kokaina të mbulohej mirë me plasmas dhe të ruhej si ‘sytë e ballit’.
Përgjimet mes Denilson Çervanakut dhe të fejuarës së tij, Enxhi Ferhatit tregojnë se nga puna me financuesin Nikolin Gjolena i thirrur nga ta me nofkat ‘lushi’ apo ‘lushnjari’ do të fitohej në total 7 ose 8 milion euro ndërsa të rinjtë besonin se do të merrnin 500 mijë euro.
Çifti bën plane që pas kësaj pune të blejnë shtëpi, por flasin edhe për blerjen e automjeteve si Range-Rover apo Smart.
Po ashtu nga hetimet me metoda speciale del se 4 thasë me pleh i ka marrë një person që i kishte ndihmuar gjatë procedurave të ç’doganimit ose transportimit, i cili nuk kishte dijeni që në to kishte drogë dhe i donte për ullinjtë.
Por, mes shakave të akuzuarit shpresojnë që në këto thasë të mos ketë kokainë, pasi personi që i mori “do ngordhi gjithë kopshtin”.
Sipas të dhënave, në Kolumbi në prill të këtij viti është tentuar të trafikohet në të njëjtën mënyrë me pleh organik një sasi prej gati 1.2 ton kokaine në Evropë, por që ishte zbuluar nga autoritetet vendase.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta