Ekskluzive, shqiptarja në Seul tregon si ndodhi tragjedia për Halloween

31 Tetor 2022 | 07:55

Tragjike dhe e pakuptueshme mbetet akoma ajo që ka ndodhur në Seul të Koresë së Jugut, kur gjatë festimeve për Halloween ka pasur përplasje mes turmave duke çuar në një bilanc tragjik me mbi 150 viktima, të plagosur dhe shumë të tjerë që rezultojnë akoma të zhdukur.

Antonela Hilaj, studente shqiptare që jeton në Korenë e Jugut, tregoi në emisionin “Goodmorning Albanians” se si ndodhi tragjedia në Seul.

Ajo rrëfeu se kur kishte parë videot të dilnin në rrjetet sociale mendoi se ishte një shaka, duke qenë se ishte Hallowin dhe ishte dashur rreth 1 orë që të sqarohej situata.

Rruga ku ndodhi tragjedia është një rrugë e vogël dhe zakonisht jo shumë e populluar, një rrugë 4 metra e gjerë ku gjendeshin 100 mijë njerëz, tregoi Antonela.

Ajo zbuloi se shkak i nisjes së shtyrjes së turmës ishte përhapja e fjalës së në një nga klubet e zonës ishin 2 personazhe të njohur streamer (youtuber).

“Njerëzit, 2 vjet pas COVID, u turrën të gjithë. Në orën 10.30 u hap fjala se ishin 2 personazhe të njohur, streamer. Aty nisën të shtynin, dhe njerëzit që ishin në pjesën e poshtme në një rrugë të pjerrët nisën të shtyhen, duke e bërë edhe më të vështirë në një rrugë shumë të ngushtë. 100 mijë njerëz nuk është turmë e madhe për Korenë e Jugut, vitet e shkuara kanë qenë mbi 200 mijë, por tragjedia ka ndodhur për shkak se rruga ka qenë shumë e ngushtë”, tha Antonela.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024