Eksperti: 3 kategoritë që rrezikojnë më shumë nga konsumimi i ‘Wudy’ të infektuara

21 Shtator 2022 | 18:45

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njoftoi të mërkurën se në produktin ushqimor “Wudy” është konstatuar prani e “Listeria monocytogenes STI55” duke përbërë risk me ndikim serioz për shëndetin e njeriut.

Eksperti i sigurisë ushqimore, Kapllan Sulaj tha në emisionin ‘Sot’ në Euronews Albania se më të rrezikuar nga konsumimi i këtij produkti janë moshat pediatrike, pasi kanë një sistem imun të pakonsoliduar dhe dy grupet e tjera; të moshuarit mbi 65 vjeç dhe gratë shtatzëna.

Ai theksoi se bakteret që ndodhen në salçiçet e infektuara u rezistojnë temperaturave të larta dhe të ulëta, ndaj konsumimi i atyre që janë përfshirë në lotet sipas njoftimit të AKU paraqet problematikë për konsumatorin, pavarësisht gatimit.

Eksperti sugjeroi që kushdo që ka konsumuar nga produktet e lajmëruara nga AKU duhet të bëjë një konsultë tek mjeku.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026