Eksperti Bajra: Do të kemi lajme të këqija nga Ukraina, Putin do të shfrytëzojë…
Eksperti nga Londra, Emanuel Bajra i ftuar në emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euroneës Albania ka folur lidhur me luftën në Ukrainë dhe se pse presidenti amerikan, Donald Trump po heziton lidhur me Tomahawk.
Bajra theksoi se ndërhyrja e SHBA-së në Venezuelë do të godasë Putin. Sipas tij deri në fund të vitit Putin do të përfitojë nga Krishtlindjet dhe nga Ukraina do të vijnë lajme të këqija.
“Kërcënimet e mëparshme të Trump ishin edhe sanksionet të cilat më së pari flirtacioni me Evropën ju duhet ti vini sanksionet se lufta është në oborrin tuaj. Erdhëm te pika ku u vunë disa sanksione. Tashmë po përdor Tomahawk , çelësin e kam unë e mund ta ndal këtë luftë kurdo por duhet të marr me të mira Putin.
Në anën tjetër asimetrakisht, Trump po tregohet i zhdërvjellshëm gjeopolitikisht sepse po përdor Venezuelën si një levë tjetër për të goditur Putin. Po ndërhyri në Venezuelë që pritet të ndodhe brenda një muaj. Atëherë Venezuela është një nga vendet me të pasura me naftë.
Po u lirua Venezuela me naftën e saj, po ra Maduro kjo do të thotë se ky kufizimi i shitjes së naftës mund të çlirohet qe do të thotë lirimi i çmimit të naftës për të gjithë botën dhe do ti godasë kuferët financiarë Putin.
Putin duhet të shesë miliardë tonelata naftë për të ushqyer veten. Janë shumë mekanizna që Trump ka përdorur dhe po përdor. Momentalisht është periudha për kohë reflektim dhe ndonjë eskalim para Krishtlindjeve nuk preferohet. Këtë Putin e shfrytëzon edhe besoj se do të kemi lajme shumë të këqija nga Ukraina”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore
Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO
Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve