Eksperti: Dita e hënë ka më shumë aksidente, nga ora 8-12 paradite. Ja arsyeja

7 Qershor 2024 | 10:25

Mamir Hodo, ekspert dhe auditues i sigurisë rrugore, është shprehur se numri më i lartë i aksidenteve ndodh ditën e hënë në oraret 08:00-12:00.

Komentet Hodo i bëri në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews, ku tha se kjo ndodh për shkakun se këto orare kanë fluksin më të lartë të automjeteve.

Ai tha gjithashtu se shqiptarët janë mësuar që të lëvizin me automjetet personale edhe brenda qendrave të banuara dhe të mos përdorin transportin publik, gjë që sjell mbingarkesë të fluksit të makinave në rrugë.

“2024 ka më shumë aksidente se 2023. Numri më i lartë i aksidenteve ndodh në ditën e hënë. Po ashtu numri më i madh i aksidenteve ka ndodhur gjatë harkut kohor nga ora 08:00-12:00 në drekë.

Sepse është fluksi më i madh i lëvizjes së mjeteve, qarkullojnë në rrugët interurbane dhe në qytet dhe është jeta më aktive.

Fatkeqësisht drejtuesit e mjeteve edhe brenda qendrave të banuara janë mësuar të lëvizin me mjete personale, ndërkohë që mund të lëviznin me mjete të transportit publik”, tha Hodo.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024