Eksperti: Dyshoj se dikush po mbulon vrasësin e vërtetë të Pëllumb Metës
Vrasja e Pëllumb Metës në Durrës u zbulua rreth 13 ditë më vonë, gjë që e vështirëson edhe ekspertizën nga ana e policisë apo mjekësisë ligjore. Por fakti që prova më e fortë e vrasjes, pikërisht trupi i të ndjerit, u gjet në oborrin e shtëpisë i dha policisë mundësinë që të rindërtojë rrjedhën e ngjarjes së rëndë. Gjatë këtyre ditëve edhe dëshmitë e fëmijëve kanë qenë të ndryshme dhe kontradiktore.
Sabri Hoxha ekspert mjeko-ligjor tha në emisionin GoodMorning Abanians në Euronews Albania se zbardhja e ngjarjes nuk është e vështirë pasi prova kryesore është vetë kufoma.
Sipas tij, ngjarja ka ende një mister të pazgjidhur dhe dikush ka marrë përsipër vrasje për të fshehur varësin e vërtetë.
“Nuk jam pjesë e hetimit dhe nuk i kam të dhënat. Është një ngjarje shumë e rëndë të vrasësh babanë. Ka një mister, dyshoj se dikush e ka marrë përsipër vrasjen për të mbuluar dikë tjetër, por kjo është pjesë e hetimit”, tha eksperti.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 10:44 Scaloni: Nuk duhet ta ngatërrojmë politikën me futbollin
- 10:41 Von der Leyen mbërrin në Kiev me një paketë të re mbështetjeje ushtarake për Ukrainën
- 10:31 Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 10:30 Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori
- 10:28 Miliarderi Warren Buffett ndërpret donacionet për fondacionin e Bill Gates pas zbulimit të lidhjeve me Epstein
- 10:23 E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë