Eksperti: Elektricisti me shapka me gisht dhe mëngë të shkurtra rrezikon jetën
Teksa reshjet e shiut kanë qenë shumë të forta gjatë këtyre ditëve, ka diçka që duhet të na shqetësojë.
“Elektriciteti mund të kalojë nëpër ujë dhe po ashtu edhe vetëtimat”, thotë Dr. Mary Ann Cooper, specialiste e mjekësisë dhe e sigurisë së rrufesë për “Këshillin Amerikan të Sigurisë së Rrufesë”.
Azmer Duleviç, ekspert i energjetikës tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se më të rrezikuar janë elektricistët, veçanërisht kur nuk janë veshur me rrobat e përshtatshme të punës.
“Kur ka reshje dhe shtrëngata janë ditët që punonjësit dalin në terren për të rikthyer energjinë elektrike, kanë veshje të posaçme duke filluar nga doreza me izolim, kanë edhe një palë këpucë që janë për të shmangur kontaktin me energjinë elektrike dhe pjesa e veshjeve. Shpeshherë në rast të avarive edhe punonjësit e OSHEE i neglizhojnë këto pajisje se nuk janë edhe komode, por rregullat e sigurimit teknik duhen zbatuar. Por ka edhe raste, që në rastin e avarive edhe në garë me kohën, kur elektricistët janë me bluze me krahë të shkurta dhe shapka me gisht, që nuk duhet neglizhuar se mund të përfundojë në fatalitet”, tha elektricisti.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 13:58 Goditet grupi kriminal që shpërndante drogë pranë shkollave, 14 të arrestuar (VIDEO)
- 13:52 Arrestimi i disa personave, protestuesit marshojnë drejt Drejtorisë së Policisë
- 13:48 Përplasje të dhunshme mes qytetarëve dhe policisë, protestuesit hedhin mjete piroteknike
- 13:35 Përshkallëzohet tensioni para Parlamentit, policia arreston disa persona, mes të cilëve Dritan Goxhajn (VIDEO)
- 13:34 Kryetarja e AfD: Gjermania duhet t’i japë fund bojkotit të naftës dhe gazit rus
- 13:28 Vrasja e 30-vjeçarit në Memaliaj, vetëdorëzohet në polici i kërkuari Marjaldo Nela