Eksperti: Fasonët në prag falimenti, ja çfarë do të ndodhë me gjendjen ekonomike…

19 Janar 2024 | 21:04

Eksperti i ekonomisë Eduart Gjokutaj, ishte këtë të premte i ftuar në “Barometri”, në Euronews Albania ku ka komentuar sondazhet të cilat tregojnë vlerësimin e qytetarëve shqiptar për situatën në vend.

Ai tha se më tepër përshtypje i bëri sondazhi për ekonominë, pasi sipas tij, viti 2023 ka qenë viti më gri. Ai tha se në këtë vit inflacioni ka vazhduar me ritme të mëdha ndërsa shumë biznese po shkojnë drejt falimentimit. Ai tha gjithashtu se falimentimi i këtyre kompanive është “lokomotiva” që do marrë me vete edhe biznese tëtjera gjatë vitit 2024.

“Situata ekonomike në 2023, është situata më gri e mundshme. Është konkluzioni i inflacionit të lartë, që vazhdoi me ritme të mëdha. Prishja e zinxhirëve të bizneseve, si prodhimi dhe eksportuesit, që tashmë janë në prag falimenti.

Ata janë lokomotiva, se nga mbrapa kanë biznese që ndërthuren dhe nga ana tjetër një pjesë e caktuar e familjeve sidomos sektori bujqësor, që po ta shikojmë nga aspekti ekonomik, nuk ka kontribut në ekonomi”,-tha Gjokutaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund

Presidenti i MRB, Dimitris Mavros ishte këtë të mërkurë i ftuar në “Barometri” në Euronews Albania ku ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit,...
22:26 | 21/05/2025

“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka

Blendi Çeka nga Data Centrum komentoi gjetjet e publikuara nga Barometri në Euronews Albania krahasuar me rezultatet e publikuara nga KQZ lidhur me zgjedhjet e...
22:20 | 21/05/2025

Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit

Këtë të mërkurë në “Barometri” në Euronews Albania u analizuan rezultatet e sondazheve të Barometrit me rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit të publikuara Komisioni...
22:12 | 21/05/2025