Në tre vite, rritet vlerësimi i qytetarëve për gjendjen e përgjithshme të vendit
Gjetjet e fundit të “Barometrit”, të publikuara këtë premte në Euronews, tregojnë se në matjet e tre viteve të fundit të perceptimit të qytetarëve për gjendjen e përgjithshme të vendit, vlerësimi pozitiv ka ardhur duke u rritur nga viti në vit.
Kështu në 2021 ata që mendonin se situata në vend po shkonte shumë mirë ishin 20.5 % , pësuan një rënie në 2022 deri në nivelin e 15.6% dhe u rritën ndjeshëm vitin e fundit në 38.4%.
Në të njëjtën linjë kanë lëvizur shifrat edhe të personave që kanë vlerësuar keq dhe shumë keq gjendjen e vendit në tre vite.
Në dhjetor të 2021 ata ishin 48%, u bënë 56.7 % në 2022 dhe u zvogëluan në 30.4% vitin e fundit sipas matjeve të fundit.
Në të njëjtën linjë ka lëvizur edhe perceptimi për gjendjen ekonomike të vendit në vitin që vjen.
Në 2021, 31 % mendonin se gjendja do të përmirësohej, ishin më pak në 2022 ata që ishin optimistë për gjendjen ekonomike të vendit në 12 muajt e ardhshëm (21%), dhe janë rritur ndjeshëm në matjet e fundit (45%) ata që kanë shpresë se gjendja ekonomike e vendit do të përmirësohet në 13 muajt e fundit.
Të njëjtat qëndrime janë të dukshme edhe kur krahasohen në tre vite vlerësimet e qytetarëve për drejtimin në të cilin po shkon vendit.
Në 2021 ishin 36% ata që mendonin se po shkonte në drejtimin e duhur, u ulën në 23% në 2022, dhe u rritën në 45% në pyetësorin e fundit të realizuar në dhjetor të 2023.
LEXONI GJITHASHTU:
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet

