Eksperti: I gjithë stafi i hotelit në Tokyo me robotë, shtronin dhe çarçafët
Tomi Kallanxhi, ekspert IT tregoi në një intervistë për “Goodmorning Albanians” në Euronews Albania se tashmë pjesa më e vështirë me robotët nuk është pastrimi, sepse atë e kryejnë lehtësisht, por shtrimi i çarçafëve.
Siç tregoi Kallanxhi ka hotele në Japoni, ku shërbimi bëhet vetëm nga robotë.
“Nuk është pastrimi, është shtrimi i çarçafëve, ajo është pjesa më e vështirë. Në Tokyo është një hotel që shërbehet i gjithi nga robotët. Ti telefonon dhe thua më duhet një sapun, roboti i bie derës, hipën në ashensor, zgjedh katin, të vjen te dera, i bie dhe derës,” – u shpreh Kallanxhi.
Kujtojmë se një punonjës është shtypur për vdekje nga një robot në Korenë e Jugut pasi nuk arriti ta dallonte atë nga kutitë e ushqimit që po trajtonte.
Incidenti ndodhi kur punonjësi i një kompanie robotike që kishte krijuar vetë robotin në fjalë, po inspektonte robotin për punën që duhet të bënte si zakonisht.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 13:52 Arrestimi i disa personave, protestuesit marshojnë drejt Drejtorisë së Policisë
- 13:48 Përplasje të dhunshme mes qytetarëve dhe policisë, protestuesit hedhin mjete piroteknike
- 13:35 Përshkallëzohet tensioni para Parlamentit, policia arreston disa persona, mes të cilëve Dritan Goxhajn (VIDEO)
- 13:34 Kryetarja e AfD: Gjermania duhet t’i japë fund bojkotit të naftës dhe gazit rus
- 13:28 Vrasja e 30-vjeçarit në Memaliaj, vetëdorëzohet në polici i kërkuari Marjaldo Nela
- 13:22 OKB: Epidemia e Ebolës mund t’i kushtojë Afrikës deri në 3.6 miliardë dollarë