Eksperti: Kursi i këmbimit nuk justifikohet, paratë e emigrantëve nga bota e krimit

20 Qershor 2023 | 07:25

Eksperti i ekonomisë, Zef Prençi, tha në një intervistë për “Good morning Albanians” në Euronews Albania se reforma si amnistia fiskale kanë inkurajuar penetrimin e parave me origjinë kriminale, që bashkë me ato informale të futen në ekonominë kombëtare.

“Sot nuk ka një kufi të ndarë midis tyre dhe ka një presion në rritje nga paratë informale dhe kriminale për të penetruar në ekonomi dhe kjo është motivuar edhe nga e ashtuquajtura amnisti fiskale që praktikisht po ndodh, pavarësisht se zyrtarisht drafti është kontestuar,” – u shpreh Prençi.

Ai sqaroi se kursi i këmbimit i ka rrënjët te kërkesë-oferta. Për Bankën Qendrore, siç tha Prençi, është politikisht korrekte t’i shoh rrënjët e kursit të këmbimit te prurjet e emigracionit, pavarësisht se ai vetë s’e gjykon si të përshtatshme. Sipas tij, ky kurs këmbimi është i pajustifikueshëm, nëse nuk do të ishte për paratë e emigrantëve që vijnë si pasojë e lidhjes me krimin.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024