Eksperti: Marrëveshja Kroaci-Shqipëri-Kosovë mund të krijojë një aleancë në stilin e NATO-s
I ftuar në emisionin Balkan Talks në Euronews, eksperti Drizan Shala komentoi takimin e radhës trepalësh midis Shqipërisë, Kroacisë dhe Kosovës, i cili u zhvillua në Mynih. Sipas Shalës, ky takim shënon një hap të rëndësishëm drejt formësimit gradual dhe nga kjo marrëveshjeje trilaterale parashikohet dhe krijimi i një batalioni të përbashkët ushtarak dhe forcimi i bashkëpunimit rajonal në fushën e sigurisë.
Shala tha se kjo nismë synon të krijojë një aleancë rajonale të sigurisë në stilin e NATO-s, ku komponentët përfshijnë një qendër të përbashkët për shkëmbimin e informacionit inteligjent dhe zhvillimin e industrisë së përbashkët ushtarake. Ai shtoi se marrëveshja rajonale mund të ketë mbështetjen e NATO-s dhe të Shteteve të Bashkuara, duke nënvizuar gjithashtu sfidat e sigurisë nga vendet që nuk janë anëtare të NATO-s, si Serbia.
“Po formësohet marrëveshja trilaterale. Dhe në këtë segment duhet të theksohet fakti që do të kemi një ushtrim të përbashkët ushtarak. Po, dhe ky ushtrim i përbashkët ushtarak do të thotë krijimin e një batalioni të përbashkët ushtarak në afatmesëm. Pra, dalëngadalë po formohet një aleancë rajonale në konceptin e NATO-s. A po kalojnë nga marrëveshja ushtarake në aleancë rajonale ushtarake. Pra, ne, dalëngadalë, jemi duke formësuar – ose mund të themi që jemi të parët në konceptin NATO-s ku do të kemi një aleancë rajonale të sigurisë, ku pjesë përbërëse janë, Kroacia, Shqipëria dhe Kosova. Takimi ishte pikërisht në formësimin e konceptit të kësaj marrëveshjeje, ku baza kryesore do të mbetet padyshim krijimi i batalionit të përbashkët ushtarak. Njëkohësisht, si segment i dytë, do të jetë krijimi i një ‘Joint Center’ për shkëmbim të informacioneve inteligjente ushtarake dhe segmenti i tretë, padyshim, do të jetë në aspektin e krijimit të industrisë së përbashkët ushtarake”, tha ai.
Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore
Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO
Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende
- 22:29 Për çfarë u përdorën 4 mln euro në koncertin e Kanye West? Erla pyet Vengun
- 22:27 Trajneri De la Fuente paralajmëron: Më e mira e Lamine Yamalit ende nuk ka ardhur
- 22:25 Italia ëndërron për Pep Guardiolën si trajner. Miqësia e tij me Maldinin shfrenon fantazitë
- 22:24 Vetëm 14 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në 24 orë
- 22:24 Iraola, trajneri i ri i Liverpoolit: Na duhen më shumë përforcime për të konkurruar
- 21:57 Nga avionët ‘Rafale’ te sistemet SAMP/T, Macron zbardh armatimin e ri që do t’i dërgohet Kievit