Eksperti rendit masat që duhet të marrë qeveria për bizneset
Qeveria duhet të heqë dorë nga disa planifikime për investime të caktuara dhe të ulë të ardhurat tatimore që merr nga bizneset.
Në këtë mënyrë bizneset e vogla dhe të mesme do të lehtësohen dhe do u jepet mundësia e gjallërimit. Kjo është një formë lehtësimi sipas ekspertit të ekonomisë, Gent Beqiri.
Ai tha për “Mirëmëngjes” në Euronews Albania se nëse taksat janë më të ulëta, edhe bizneset do punojnë me marzh më të ulët fitimi dhe nuk do të rrisin çmimet.
Sipas ekspertit qeveria duhet të shtojë dhe kontrollet. Gjithçka duhet të nisë me importuesit dhe pikat e shumicës. Ndërkohë 2 mënyrat konkrete të ndihmës, janë ajo e drejtpërdrejta për ata që kanë vështirësi ekonomike dhe duke ndihmuar konkretisht bizneset.
Bujar Muço, nënkryetar i shoqatës së biznesit të vogël dhe të mesëm të Shqipërisë tha ndërkohë se në momentin që situata është e tillë qeveria duhet të krijojë mundësi për të ndihmuar bizneset.
“Para 10 vjetësh Shqipëria operonte me 186 mijë biznese, ndërsa sot me 102 mijë. Pra mbi 90 mijë biznese kanë falimentuar, sipas Muços, prej politikave të padrejta.
LEXONI GJITHASHTU:
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 10:51 Rusia dhe Ukraina intensifikojnë sulmet. 28 dronë rrëzohen pranë Moskës, Kievi shënjestrohet nga raketat balistike
- 10:42 Ish-zonja e parë e Koresë së Jugut dënohet me 7 vite burg
- 10:41 Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 10:37 Negociatat me LVV, pse po hesht PDK? Analisti: Pritet me padurim gjyqi për krerët e UÇK
- 10:24 Departamenti Amerikan i Thesarit heq përkohësisht disa sanksione ndaj Venezuelës pas tërmeteve
- 10:14 Shkon në 55 numri i viktimave në Francë nga temperaturat e larta, dhjetëra qytete në alarm