Eksperti Selmani: 1 në 3 të burgosur dalin në arkivol nga burgu i Idrizovës

30 Tetor 2023 | 10:21

Eksperti i Sigurisë, Bashkim Selmani është shprehur se burgu i Idrizovës është i mbingarkuar duke theksuar se nga ky burg dalin 1 në tre persona të vdekur.

I ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, tha se në këtë burg ka një mentalitet komunist, duke theksuar se të burgosurit nuk kanë as kushte themeltare.

“Kemi një situatë tronditëse dhe shqetësuese dhe bazuar në të drejtat e të burgosurve. Burgu i Idrizovës mbart një mentalitet komunist, që jo vetëm që cenohet e drejta e jetës së individëve. Mbrëmë kishim vdekjen e një personi. Burgu duhet të mbyllet. Burgu është bërë për 800 persona ndërsa aktualisht janë mbi 1800. Nuk kanë as kushte themeltare. Po përcillen arkivole dhe askush nuk del në një deklaratë se cilat janë shkaqet”-tha ai.

Disa të burgosur për mungesë të hapësirave vendosën të shtrihen në korridoret e burgjeve dhe jo në qelitë ku duhet të vendosen. Nuk ka krevate, nuk ka ngrohje, nuk ka lavamane për mirëmbajtjen e higjienës  në kushte normale. Si mund të thuhet që janë kushte që i plotësojnë standardet. Mendoj se ne me të drejtë i kemi trajtuar si kushte jo normale dhe çnjerëzore”,-tha avokati.

Kujtojmë se të paktën dhjetë pjestarë të policisë dhe rreth 50 të burgosur janë lënduar gjatë një përplasje fizike në burgun e Idrizovës, në Shkup sipas njoftimit më 28 tetor të Ministrisë së Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut.

Të burgosurit, sipas zëdhënësit të MPB-së, Toni Angellovski, kanë bërë rezistencë gjatë përpjekjes së policisë për të kontrolluar qelitë e tyre, pas informacioneve se po mbanin sende të ndaluara.

Gjatë bastisjes që është kryer me urdhër që Gjykatës Penale të Shkupit, policia në qelitë e të burgosurve ka gjetur 63 telefona celularë, 82 thika, katër thumba, 71 mbushës telefoni dhe substance narkotike.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024