Eksperti: Shqiptarët ushqehen më mirë se grekët, janë të kujdesshëm
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka zbuluar se sëmundjet kardiovaskulare janë përgjegjëse për 40% të vdekjeve në Evropë, që arrijnë në 10,000 vdekje në ditë, ose katër milionë në vit.
Për këtë arsye OBSH po u kërkon evropianëve të reduktojnë konsumimin e kripës.
Kapllan Sulaj, dekan i bioteknologjisë ushqimore tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se shqiptarët janë ndër popujt që ushqehen më mirë në Ballkan.
Ai solli në vëmendje grekët, që siç tha konsumojnë shumë mish, apo shqiptarët e Kosovës që konsumojnë shumë mish të përpunuar si suxhuk dhe qofte.
“Ne jemi kequshqyer vite më parë për shkak të krizës së ushqimeve, por pas 30 vjetësh kemi përmirësuar stilin e të ushqyerit, jemi vend mesdhetar dhe kemi nisur të përmirësohemi. Shqipëria është një nga vendet që ushqehet mire, edhe pse një pjesë nuk arrin të ushqehet në mënyrë cilësore. Grekët hanë më shumë mish se ne, janë të parët në Evropë dhe konsumimi i lartë i mishit tregon se marrin sasi të madhe të yndyrnave. Në Ballkan jemi nga vendet që ushqehemi më mirë, Kosova përdor shumë mishin e përpunuar, qoftë suxhuk që ka përqindje të lartë të kripës”, tha eksperti.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 10:31 Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 10:30 Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori
- 10:28 Miliarderi Warren Buffett ndërpret donacionet për fondacionin e Bill Gates pas zbulimit të lidhjeve me Epstein
- 10:23 E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë
- 10:14 Qeveria britanike njofton kufizimin e rrjeteve sociale pas mesnatës për adoleshentët 16 dhe 17-vjeçarë
- 09:57 U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës