Eksperti tregon rreziqet që mund vijnë nga publikimi i numrit të ID

23 Dhjetor 2021 | 08:52

Inxhinieri për sigurinë kibernetike, Erjon Hasanaj u shpreh në emisionin “Mirëmëngjes” në Euronews Albania se të dhënat për pagat mund të jenë bërë publike nga një person i brendshëm në sistem.

“Nuk ka dalë asnjë raport zyrtar, por sipas indikatorëve të deritanishëm të gjitha gjasat janë që është një kërcënim i brendshëm, i kryer nga një person i brendshëm që ka pasur akses në sistem”, u shpreh ai.

Eksperti tha se numri i ID është një e dhënë sensitive që mund të keqpërdoret nga persona apo edhe nga shtete të tjera.

“Kjo çon në atë që quhet vjedhje e identitetit, mund të hap llogari në identetin tuaj. Këto të dhëna mund të jenë një aset shumë i çmuar për shtete apo organizata që nuk na duan të mirën”, tha më tej eksperti.

Ai shtoi se përmes numrit të ID, mund të krijohet një identitet i ri, ku mund të kesh akses në të dhënat bankare apo në e-Albania.

“Me vjedhjen e identitetit dëmi që mund të bëhet është i pafundëm”, tha eksperti.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik

Menjëherë pas sulmeve ajrore të Iranit ndaj bazave në Katar dhe Irak, Ministria e Punëve të Jashtme ka dalë me një njoftim urgjent për shqiptarët...
20:34 | 23/06/2025

Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri

Gratë në mbarë botën po bashkohen në protestë kundër qeverisë iraniane duke prerë flokët. Nismës i janë bashkuar edhe gratë shqiptare. Mëngjesin e ditës së...
08:41 | 19/10/2022

Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit

Gazetari i showbizit, Eraldo Rexha, është shprehur se në rrjetin social ‘Whatsapp’ ia ka lënë ‘seen’ moderatores Arbana Osmani. I ftuar në emisionin “Good Morning...
10:17 | 14/10/2022