Eksperti zbulon çfarë fshihet pas deklaratës së DASH: Kurti t’i vejë gishtin kokës

27 Maj 2023 | 21:32

Eksperti i sigurisë Adrian Shtuni ishte i ftuar këtë të shtunë në emisionin Revieë në Euroneës Albania, ku foli në lidhje me përshkallëzimin e tensioneve në veri të Kosovës.

Shtuni tha se deklarata e fortë e DASH, ku lëshoheshin sinjale alarmi dhe dënoheshin veprimet e nëjanshme të Kosovës, është tregues se është kaluar vija e kuqe nga kryeministri Kurti.

Eksperti theksoi se Kosovës në këto momente nuk i duhet një Oso Kukë, por një Ismail Qemali, pasi veprimet e njëanshme do të çonin në një izolim të plotë ndërkombëtarë.

“Në momëntin që Antoni Blinken të thotë që dënojmë ashpër veprimet e qeverisë së Kosovës të cilët kanë përshkallëzuar në mënyrë të panevojshme tensionet në veri, duke minuar përpjekjet tona në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe kjo do të ketë pasoja për marrëdhëniet tona dypalëshe. E dini çfarë do të thotë kjo? Kjo është përtej paralajmërimit! E dini sa rrallë përdor Departamenti i Shtetit, shprehje të tilla si “dënojmë ashpër veprimet e një qeverie”, në rastet kur Koreja e Veriut bën teste bërthamore. Kjo gjuhë mund të përdoret në takime private, por nëse bëhet një deklaratë publike e këtij toni, këtu ke kaluar një vijë të kuqe. Kjo deklaratë nuk është dërguar nga një organizatë ndërkombëtare apo nga ndonjë OJQ, por është dërguar nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Pra këtu duhet t’I vihet gishti kokës. Kosovës nuk i duhet Oso Kuka, Kosovës i duhet Ismail Qemali. Kjo lloj mënyre të vepruari të çon te izolimi”, tha Shtuni.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026

Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç

Eurodeputeti italian, i cili përfaqëson Francën në Parlamentin Evropian, Sandro Gozi, i ka cilësuar skandaloze deklaratat e ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviç, e...
17:09 | 14/07/2026

Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti

Një ditë pas nominimit, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka takuar të martën Zejnullah Gashin për t’ia dorëzuar dekretin për Kryeprokuror...
16:45 | 14/07/2026