Përfaqësuesi i komunitetit serb në Kosovë sulmon Vuçiçin: Burimi i dhunës në Ballkan
Përfaqësuesi i komunitetit serb në Kosovë, Boban Bogdanoviç, ishte i ftuar këtë të shtunë në emisionin Review në Euronews Albania, ku komentoi protestat në Serbi dhe situatën në veri të Kosovës.
Bogadanoviç tha se edhe pse ishte një kohë me shi, në rrugët e Beogradit u mblodhën rreth 300 mijë njerëz në protestën “Serbia kundër dhunës”. Ai nënvizoi se këto protesta mund të sjellin dhe fundin politik të presidentit Vuçiç, të cilin e cilësoi si burimin e dhunës në të gjithë Ballkanin.
Bogdanoviç e fajësoi Vuçiçin dhe për situatën në veri të Kosovës dhe shpreh frikën për përshkallëzimin e përplasjes së armatosur mes bandave serbe dhe autoriteteve të republikës së Kosovës.
“Gjatë këtyre 11-viteve Vuçiçi është aktori politik në Serbi dhe është kreu i gjithçkaje që ndodh në Serbi madje ndikon dhe në atë që ndodh në Kosovë. Protesta jonë është Serbia kundër dhunës. Pas Millosheviçit erdhi Vuçiçi në Serbi dhe ai është burimi i dhunës në gjithë Ballkkanin Perëndimor. Ai është arsyeja pse nuk ka paqe në Serbi, ai është arsyeja pse nuk ka paqe mes Serbisë dhe Kosovës. Kjo është një kohë shumë shumë e keqe, një kohë e tmerrshme pasi situarta mund të përshkallëzohet në Kosovë. Nuk dua të besoj që kriminelët nga veriu i Kosovës, Radaviçi dhe strukturat e tij kriminale mund të përshkallëzojnë përplasjet me armë. Kjo nuk është e mirë për marrëdhëniet tona dhe për rajonin”, tha Bogdanoviç.
LEXO GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë