“Po luan me zjarrin”- Milo analizon situatën në Veri: Pse Kurti shkaktoi tensionet
Historiani Paskal Milo ishte i ftuar këtë të shtunë në emisionin Review në Euronews Albania, ku analizoi tensionet në veri të Kosovës.
Milo tha se veprimet e autoriteteve kosovare në 4 komunat në veri dhe përplasjet me serbët aty, mund të jenë bërë me qëllim nga kryeministri Albin Kurti për shkak të situatës së vështirë ku ai ndodhet.
Sipas historianit, Kurti nuk i shpëton dot kohës dhe përgjegjësisë për të paraqitur te ndërkombëtarët një plan për Asocacionin.
Milo thekson se çdo plan që ai të paraqesë për Asocacionin, nuk do të mund të kënaq ndërkombëtarët, por do të shkaktojë dhe pakënaqësi në Kosovë. Dhe në këto kushte sipas tij, kryeministri i Kosovës po luan me zjarrin.
“Për të fituar unë nuk besoj se mund të fitojë ndonjë gjë Kurti, përveç një mbështetje të simpatizantëve të partisë së tij dhe atyre shtresave të popullsisë së Kosovës që e kërkojnë ballafaqimin e që operojnë me tezat kombëtariste, pa vënë në peshore interesin kombëtar të të gjithë Kosovës. Tani atij i duhet kjo mbështetje pasi ndodhet përpara një vendimarrje delikate.
Ai nuk i shpëton dot kohës dhe përgjegjësisë për të dhënë variantin e tij për Asociaconin. Madje pritej këto ditë që ai të dorëzonte variantin e qeverisë së Kosovës për Asocacionin. Mirëpo në cilindo variant që ai të dorëzojë te ndërkombëtarët kuptohet se ajo do të jetë thikë me dy presa, pasi nuk do të jetë në përputhje me atë që duan perëndimorët të shikojnë nga Kurti që të bëjë dhe e dyta çfarëdo që të bëj do të ngjallë pakënaqësi për Asocacionin në Kosovë.
Kurti luan politikisht por luan dhe me zjarrin. Nuk dihet se ç’rrugë merr situatë. Ngjarjet janë të atilla që kemi një ritensionim të situatës, qoftë në planin e brendshëm, në stabilitetin e tërë vendit, qoftë në planin ndërkombëtar, pasi shtohen dhe pikëpyetjet prapa emrit të Kurtit. Për mënyrën si ai e bën politikën dhe sa ai është i besueshëm në marëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në politikë ka ulje dhe ngritje dhe asnjëherë nuk ka një qëndrueshmëri afatgjatë”, tha Milo.
LEXO GJITHASHTU:
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve