‘Ekspertiza nuk ka firmosur që ka vrarë veten’, flasin familjarët e 31-vjeçarit
Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e së mërkurës në Komisariatin e Kavajës, ku 31-vjeçari Ilvi Meta u gjet i pajetë.
Familjarët e tij, kanë folur ekskluzivisht për emisionin “Sot” në “Euronews Albania” dhe janë shprehur se Ilvi nuk është vetëvarur ashtu siç është deklaruar zyrtarisht, por është vrarë nga policia.
Motra e tij, Irena tha se ekspertiza mjeko-ligjore e Durrësit dhe e Tiranës nuk kanë firmosur që i vëllai i saj ka vrarë veten.
“Ekspertiza e Durrësit nuk e ka vënë firmën që vëllai ka vrarë veten. As e Tiranës nuk e ka vënë firmën. Ka ardhur trupi i vëllait në 4 të mëngjesit, duhet të vinte në 12 të natës. Nuk e di se si e kanë vënë firmën. Nuk ka ardhur ekspertiza e plotë”, u shpreh ajo.
Sipas saj, i vëllai ka qenë i arrestuar më parë dhe i kishte treguar se në komisiariat ishte një polic i cili e kishte kërcënuar.
“Ka qenë i arrestuar më parë. Më ka thënë që është një polic që i ka thënë ta kam bërë benë, vetëm po nuk më erdhi rasti që të kem në dorë. Me emër nuk e di kush është ky polic. Nuk e dimë se kush u mor me çështjen e tij, nuk kemi asnjë lloj informacioni”, tha ajo.
Ndërsa, e ëma e tij Zinie Meta tha se djalin e saj e ka vrarë policia dhe se këtë çështje duhet ta ndjekë shteti.
“Ma vranë. Megjithëse ma kapën, por ma kanë vrarë. Djali ka qenë i operuar me stomak, ma kanë vrarë. Policia. Më sollën rripin e djalit. Ato që ma kanë vrarë djalin, nuk di çfarë të them, ta shohë shteti. Unë nuk jam mësuar me vjedhje, jetoj në barake”, deklaroi ajo.
Tezja e tij, Nexhmije Dimni u shpreh se Ilvi nuk mund të ketë vrarë veten, pasi në komisariat duhet të heqësh rrobat dhe rripin, në mënyrë që të mos kesh asgjë me të cilën mund të kryesh vetë vrasje.
“Nuk ka mundësi në rajon të vrasësh veten. Më përpara i hiqej rripi, i hiqen rrobat që mos të vari veten, si ka mundësi? Ta rrahësh, të vesh dorë, çfarë demokracie kemi ne? Nuk bëhet as autopsia pa avokatin e familjes. Avokati i familjes duhet të bëjë foto që nesër familja bën një akuzë kundër shtetit, kundër policisë së Kavajës, me foto. Çfarë shteti ka në Shqipëri? Sot vranë nipin, nesër vrasin tjetrin dhe e mbulojnë”, u shpreh ajo.
LEXONI GJITHASHTU
SPAK njoftim zyrtar: Goditet grupi i trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, mes të dyshuarve edhe biznesmenë
Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
- 22:32 Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
- 22:28 Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
- 22:25 “5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë
- 22:12 “PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin
- 21:58 Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
- 21:57 Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit