Ekspertja e arsimit: Mësuesit në rrethe për të mbajtur vendin e punës, detyrohen të krijojnë vetë klasën

4 Tetor 2021 | 07:45

Ekspertja e arsimit, Irsa Ruçi tha për Euronews Albania se duhet të pyeten mësuesit dhe prindërit për nevojat apo boshllëqet që kanë nxënësit nga mësimi online apo orët e shkurtra.

“Një mësues është baza, duhet të pyeten mësuesit të parët. Është drejtori i asaj klase që ka”, u shpreh ajo.

Znj. Ruçi nënvizoi se duhet të identifikohen problematikat në sistemin arsimor për shkak të pandemisë dhe më pas të merren masa.

“Nëse quajmë sukses faktin që mësimi është zhvilluar online ose është zhvilluar në mënyrë vizuale, atëherë ka dështuar mësimi në tërësi”, u shpreh ajo.

Znj. Ruçi shtoi se as mësuesit nuk pyeten për problematikat e tyre në punë.

Ekspertja tregoi se një problematikë e mësuesve në rrethe, është se për mbajtur vendin e punës detyrohen që të shkojnë derë më derë për të mbledhur nxënës, për të krijuar klasën e tyre.

Ajo tregoi se mësuesit në këto situata nuk kanë autoritetin për kritikuar nxënësit, apo për t’u dhënë notën që meritojnë, pasi këta të fundit kanë mundësinë të ndërrojnë klasë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik

Menjëherë pas sulmeve ajrore të Iranit ndaj bazave në Katar dhe Irak, Ministria e Punëve të Jashtme ka dalë me një njoftim urgjent për shqiptarët...
20:34 | 23/06/2025

Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri

Gratë në mbarë botën po bashkohen në protestë kundër qeverisë iraniane duke prerë flokët. Nismës i janë bashkuar edhe gratë shqiptare. Mëngjesin e ditës së...
08:41 | 19/10/2022

Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit

Gazetari i showbizit, Eraldo Rexha, është shprehur se në rrjetin social ‘Whatsapp’ ia ka lënë ‘seen’ moderatores Arbana Osmani. I ftuar në emisionin “Good Morning...
10:17 | 14/10/2022