Ekspertja e IT: Ka indicie të sigurta për sulme kibernetike nga muxhahedinët
Ekspertja e IT Esmeralda Kazia komentoi në një intervistë për “Good Morning Albanians” në Euronews Albania deklaratën e grupit të hakerave iranianë “Homeland Justice”. Këta të fundit reaguan përmes një postimi në Telegram pas tensioneve që u krijuan me policinë, e cila zhvilloi kontrolle brenda kampit të muxhahedinëve.
“Keni ftuar djallin në shtëpi, tani po korrni frytet e punës suaj,” – shkruajnë ata bashkangjitur një lajmi ku MEK pretendon për një të vrarë nga sulmet e policisë, ndërsa kjo e fundit ka bërë me dije se diçka e tillë nuk është e vërtetë.
“Në sigurinë kibernetike asnjëherë nuk mund të jemi 100% të sigurt, sepse lufta që bëhet sot është lufta e të dhënave. Lufta për marrjen e të dhënave dhe shkatërrimin e tyre janë dy luftëra që nuk mund të fitohen asnjëherë 100%, por ne thjesht duhet të marrim masa për të ulur numrin e viktimave. Padyshim mund të themi se nga kampi ku janë strehuar muxhahedinët mund të jenë kryer sulme kibernetike kundrejt vendeve të tjera; nuk jemi të sigurt nëse janë kryer dhe kundrejt Iranit. Mendoj që reagimet nga SPAK apo policia janë nisur me indicie të sigurta,” – u shpreh Kazia.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 19:08 Moti ekstrem, OBSH: Vala e të nxehtit në Europë është emergjencë shëndetësore
- 18:53 SHBA mobilizon ndihma për Venezuelën pas tërmeteve vdekjeprurëse
- 18:50 Hyrjet e turistëve u rritën me 15.9% në maj, mbi 1.1 milion turistë të huaj në maj
- 18:48 Policia e Tiranës procedon 11 persona pas tubimeve të 22–23 qershorit në Tiranë
- 18:29 Agron Duka: Nëse protesta shuhet, ky sistem do të zgjasë për vite
- 18:24 Numri i personave të raportuar të zhdukur pas tërmeteve shkatërrues në Venezuelë i kalon 25 mijë